MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Mamit i është bërë goja plagë poshtë protezës. Çfarë të bëj?

14.08.2020 - 09:12

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Ju lutem, a mund të më rekomandoni diçka për mamin, pasi i është sëmurur pjesa e poshtme e gojës, poshtë gjuhës dhe poshtë protezës. Thuajse gjithë goja i është bërë plagë, plus që i kanë dalë ca puçrra të bardha. Nuk i mban dot as protezat. Çfarë mund ta qetësojë? Ju kërkoj ndjesë për shqetësimin.

Përgjigjet mjeku: Me sa më thoni, gjëja e parë që duhet të bëjë mami, është të heqë urgjentisht protezën. Pastaj duhen parë plagët në gojë nëse janë me natyrë traumatike nga proteza apo me natyrë alergjike nga materiali i protezës për të vendosur një plan të saktë trajtimi.

Gjithsesi, mami të heqë protezën, të shpëlajë gojën me listerinë, pastaj do parë dhe gjendja e përgjithshme shëndetësore e mamit nëse ka diabet, anemi, alergji etj. Uroj të jem e qartë për çdo gjë!

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.