Shpifje nga njerëz “askush” që kërkojnë të bëhen “dikushi”! Kështu i ka cilësuar kryeministri Edi Rama akuzën e bërë se shkrimtari Martin Camaj ka qenë agjentë i UDB-së.
Në 95 vjetorin e tij të lindjes, Rama ka folur me superlativa për Camajn, teksa ka bërë edhe një krahasim me këtë “shpifje” me akuzat e bëra sot ndaj tij mbi çështjen e detit.
“Njerëzit që janë askush kërkojnë të bëhen dikush duke guxuar që të prekin deri aty ku gjenden dikushët që De Rada thoshte “engjëjt që e bëjnë gostinë më vete dhe prishja e këtij rendi dhe përpjekja e shfrenuar e një luzme pseudosh që duke shfrytëzuar të gjitha parametrat dhe kushtet që ka krijuar kjo kohë e re për të hyrë në gostinë e tyre me dhunë dhe për të zëvendësuar engjëjt me djajtë, është e frikshme, por meriton të luftohet pa u dorëzuar. (…)Debati për Martin Camajt, do ishte i destinuar që të bëhej si pseudo debati i detit. Është njësoj si ata që unë them nuk ka negociata, ata thonë bëj transparencë”, tha Rama.
Një pjesë nga fjalimi i kryeministrit Edi Rama
Është si të thuash për mua një kënaqësi, por edhe kënaqësi të marr pjesë në një varrim të shpifjeve dhe akuzave që Martin Camaj mori jo nga ata që i privuan atdheun, por nga ata që nuk e lanë as në botën tjetër të qetë. Njerëzit që janë askush kërkojnë të bëhen dikush duke guxuar që të prekin deri aty ku gjenden dikushët që De Rada thoshte “engjëjt që e bëjnë gostinë më vete dhe prishja e këtij rendi dhe përpjekja e shfrenuar e një luzme pseudosh që duke shfrytëzuar të gjitha parametrat dhe kushtet që ka krijuar kjo kohë e re për të hyrë në gostinë e tyre me dhunë dhe për të zëvendësuar engjëjt me djajtë, është e frikshme, por meriton të luftohet pa u dorëzuar. Për këtë arsye, besoj se kjo që bëhet sot është përtej detyrës së autoritetit të dosjeve. Ai mbase na sheh nga lart dhe na buzëqesh. Ai ishte i fundit trashëgimtar i denjë i rilindësve shqiptar, është në tryezën epërme ku kanë zënë vend në krenarët e letërsisë. Të turreshin ndaj një njeriu që në jetën e tij jo thjesht shkruajti në një mënyrë që zuri vendin te krenajat e letërsisë, por mishëroi sfilitjen fizike, shpirtërore të asaj që ishte persekutimi komunist. Martini zbriti në Shkodër nga malet e Temalit dhe pati fatin të kishte për rektor ne eurodit, një dëshmor të Kishës. At Zef Valentini dhe shkollimi iu ndërpe në 46 që iu ndalua vazhdimi i kolegjit nga regjimi. Nëse do të ishte zog, do të ishte shtegtar, i panënshtruar nga moti i keq dhe në kërkim të një vendi të ngrohtë që nuk e gjeti dot asnjëherë, por që e kërkoi nëpërmjet gjuhës shqipe në librat e tij. Në vend që të përkthenin në shpifje, ato që kanë marrë nga dosja e survejimit, të çkodonin mesazhet e Martin Camajt kur thotë “refuzoj gjuhën e gjarprit”. Është piskamë e dikujt që nuk e ka pirë kupën e helmit, që refuzon kupën e helmit, dhe që mund të kishte bërë një pakt që shumë kush e ka argumentuar si paktin e pashmangshëm në egërsinë e diktaturës, sot jam shumë i lumtur që pas kaq shumë vitesh, si një mallkim në fakt e ka ndjekur hija e persekutorëve, jo me duart e regjimit komunist, por me mashat e mllefit që ka mediokriteti arrin që të të bëjmë dritë në këtë, ose u arrit që të bëjmë dritë se i takon Autoritetit të Dosjeve. Debati për Martin Camajt, do ishte i destinuar që të bëhej si pseudo debati i detit. Është njësoj si ata që unë them nuk ka negociata, ata thonë bëj transparencë. Duke qenë se populli shqiptar e ka përcaktuar se kur gënjeshtra ka mbaruar xhiron e botës, e vërteta nuk i ka ngritur pantallonat. në këtë fushë kur mungon një autoritet, një burim i respektuar informacioni, shpifja, gënjeshtra, demaskimi, plus për faktin se prirja kombëtare për të besuar të keqen, të shpifje dhe pa këtë autoritet nuk do të dihej që dosja e survejimi është diçka tjetër nga dosja e bashkëpunimit. Martin Camaj e të tjerë kanë dosje, por që janë njësoj si kartelat tona mjekësore. Kartela ekstra e njerëzve të lindur me njollë, sipas asaj kohe, ishte për të gjithë dhe mbushej, siç e tregojnë dosjet, me të dhëna të vazhdueshme dhe bënte që kur vinte dita që fëmija të shkonte në shkollë, dikush që nuk kishte lidhje me dosjen, informohej që ky fëmijë nuk mund të shkohej në shkollë. Nuk do dihej as arsyeja e arratisjes së tij, Camaj për të mos cuar në burg dy shok të tij që i kërkonte Sigurimi, i informoi dhe iu dha shansin që të arratiseshin. Është e shkruar në dosje. Faktikisht, kur morëm zotimin për të krijuar këtë autoritet ndoqëm shembullin e Gjermanisë.