MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Më bien flokët. A mund të më sugjeroni një maskë?

14.08.2020 - 09:10

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Më bien flokët. A mund të më sugjeroni një maskë?

Përgjigjet mjeku: Për patologjinë e rënies së flokëve ka shumë alternative mjekimi që mund të aplikohen.

-Një ndër më efikaset renditet ajo me hithër. Merrni 10 lugë gjellë me rrënjë hithre e 10 lugë gjelle më majat e saj, që hidhen në 2 litra ujë dhe ziejnë për 30-50 minuta. Pasi vaket dhe kullohet, lahet koka 2 herë në javë.

-Gjithashtu, ju mund të aplikoni edhe një tjetër metodë. Merrni 2 kokrra qepe të grira imët. Hidhen në gjysmë litri raki rrushi. Shishja e mbyllur lihet 14 ditë në një vend të ngrohtë. Kullohet dhe me lëngun e qepës fërkohet koka çdo mbrëmje.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.