MENU
klinika

Konflikti në Mesdhe

Merkel: BE e ka detyrim ta ndihmojë Greqinë!

28.08.2020 - 14:24

Të gjitha vendet e Bashkimit Evropian kanë një detyrim të mbështesin Greqinë, tha kancelarja gjermane Anegla Merkel për konfliktin në Mesdheun Lindor.

Ajo foli për këtë çështje gjatë një konference vjetore për shtyp në Berlin.

Merkel tha se ajo e ka diskutuar çështjen “gjerë e gjatë” edhe me Presidentin francez Emmanuel Macron.

Duke folur përpara një takimi joformal të ministrave të jashtëm të BE në Berlin të premten herët, Ministri i Jashtëm Grek Nikos Dendias bëri thirrje për sanksione evropiane ndaj Turqisë.

“Unë jam duke pritur me shumë interes për njoftimin e Josep Borrell mbi opsionin e sanksioneve ndaj Turqisë,” tha Dendias për shefin e politikës së jashtme të BE.

“Ne e konsiderojmë këtë një domosdoshmëri absolute për të çtensionuar situatën në Mesdhe,” tha ai.

Sidoqoftë, Gjermania raportohet se është e shqetësuar se vendosja e sanksioneve ndaj Turqisë do të prishë punë me përpjekjet për të arritur një mirëkuptim me Ankaranë.

Shumë qeveri të BE duket se besojnë se ushtrimi i presionit mbi Turqinë vetëm do të forcojë qëndrimin e saj, i tha një burim gazetës greke Kathimerini.

“Kjo e bën të vështirë vendosjen e sanksioneve,” tha burimi.

Mitsotakis, Merkel agree on 'green investment plan' | News |  ekathimerini.com

Pse u tensionua situata së fundmi mes Turqisë e Greqisë?

Tensionet mes dy vendeve anëtare të NATO-s, Greqisë dhe Turqisë u shtuan kur Turqia dërgoi një anije kërkimi, të shoqëruar nga anije luftarake, që kërkon të eksplorojë për rezerva të gazit natyror në një pjesë të ZEE të Greqisë, mbi të cilën të dyja vendet kanë pretendime territoriale.

Ankaraja njoftoi se anija e saj kërkimore “Oruc Reis” dhe dy anije mbështetëse luftarake, do të zhvillonin aktivitete kërkimore në Detin Mesdhe midis Qipros dhe Greqisë, deri më 23 gusht.

Greqia e cilësoi këtë si një veprim të paligjshëm që shkelte të drejtat sovrane të vendit. Anija greke u rrethua nga fregatat greke dhe anije luftarake të të dyja palëve u përfshinë në një përplasje të lehtë.

Përkthyer dhe përshtatur nga Reuters/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Project Syndicate

‘Tragjedia’ e Angela Merkel

Tensionet me Turqinë/ Greqia shpresat te BE

‘Le Monde’: Erdogan s’do heqë dorë nga qëllimet e tij!

Një tjetër shtet mbështet Greqinë

“BE nuk do t’i gjunjëzohet Erdoganit!”