MENU
klinika

Nga Deutsche Welle

Merkel përpiqet të ndërmjetësojë mes Turqisë dhe Greqisë

14.08.2020 - 08:59

Marrëdhëniet midis Greqisë dhe Turqisë për shfrytëzimin e rezervave natyrore vazhdojnë të përkeqësohen. Kancelarja Merkel po përpiqet të ndërmjetësojë.

Tensionet midis Turqisë dhe Greqisë në Mesdheun Lindor po rriten. Marina franceze dhe greke zhvilluan një stërvitje të përbashkët ushtarake të enjten si një sinjal drejt Turqisö për mosmarrëveshjen për të drejtat per shfrytözimin e rezervave të gazit dhe te naftës.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan paralajmëroi nga ana e tij se kushdo që do te sulmoje anijen eksploruese turke do të paguaje një “çmim të lartë”.

Anija eksploruese turke “Oruc Reis” filloi punën të hënën. Ajo shoqërohet nga anije luftarake turke.

“Një mik i vërtetë i Greqisë”

Presidenti francez Emmanuel Macron kishte njoftuar më parë se do të forcojë praninë ushtarake franceze në Mesdheun Lindor.

Franca, ashtu si BE-ja, i ka kërkuar Turqisë të ndalojë shpimet pör naftë dhe gaz në zonön e diskutueshme detare mes Turqisöë dhe Greqisë. Macron dhe kryeministri grek Kyriakos Micotaqis folën në telefon të mërkurën.

“Emmanuel Macron është një mik i vërtetë i Greqisë dhe një mbrojtës i patundur i vlerave evropiane dhe ligjieve ndërkombëtare,” shkroi Micotaqis më pas në frëngjisht në Twitter.

Franca është gjithashtu një nga kritikueset më të mprehta të qeverisë turke për shkak të zhvillimeve në Libi.

Merkel përpiqet të ndërmjetësojë

Për javë të tëra mes dy vendeve anëtare të NATO-s, Greqisë dhe Turqisë, ka tensione në rritje për pretendimet e e tyre pör disa zona në Mesdheun Lindor, ku mendohet se ka burime naftës dhe gazit.

Një nga problemet është se Turqia dhe Libia kishin rënë dakord për ndarjen e zonave të tyre ekonomike në Mesdhe – por kjo bie ne kundërshtim me një marrëveshje të ngjashme midis Greqisë dhe Egjiptit.

Kancelarja Angela Merkel po përpiqet qe të ndërmjetësojö në konflikt. Një zëdhënës i qeverisë konfirmoi që Merkeli kishte biseduar përsëri të enjten ne telefon me Erdoganin dhe Micotaqis.

“Tema kishte qenë situata në Mesdheun lindor”, tha zëdhënësi pa dhënë detaje të mëtejshme./ DW