MENU
klinika

Ndeshja gjysmëfinale

Mësohet finalisti i parë i Europa League

16.08.2020 - 21:56

Është mësuar finalisti i parë i Europa League. Në ndeshjen e luajtur në Gjermani mes Sevilla-s dhe Manchester United, kanë triumfuar spanjollët me rezulatin 2-1 dhe presin finalistin tjetër mes Inter dhe Shakhtar Donets, që do të luhet nesërmbrëma.

Ndeshja është zhbllokuar në minutën e 9-të. Djajtë e Kuq kanë fituar një penallti pas një ndërhyrje të frikshme ndaj Rashford. Te pika e bardhë është paraqitur Bruno Fernandes, që ka mposhtur portierin kundërshtar me klas.

Sevilla ka gjetur golin e barazimit kundër Manchester United në minutën e 26-të. Spanjollët kanë shënuar me Suso-n. Ish-ylli i Milan-it ka mposhtur De Gea-n me një goditje të bukur. Mbyllet 1-1 pjesa e parë.

Manchester United luajti shumë mirë pjesën e dytë, por spanjollët kanë kaluar në avantazh 2-1 në minutën e 78-të me Luuk de Jong. Holandezi është lënë vetëm në zonën e rreptësisë në mënyrë të pashpjegueshme nga mbrojtja e United. Mbyllet 2-1 për Sevilla-n, teksa shkon për herë të gjashtë në finale, 5 herët e tjera e ka fituar këtë trofe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin