MENU
klinika

Hakmarrja e klubit

Messi nuk u paraqit, Barça e gjobit rëndë

31.08.2020 - 21:52

Një gjobë e tillë kurrë nuk ishte parë te Barcelona për shkelje disipline. Lionel Messi do të paguajë një gjobë prej 1.1 milionë eurosh dhe një pezullim pasi ka munguar në dy ditët e para të stërvitjes te Barcelona.

Messi, që pritet të largohet nga katalanasit, nuk u paraqit as për testin e Coronavirus të dielën e gjithashtu nuk u shfaq as sot. Sipas Marca-s, Barcelona do të ndëshkojë Messi-n, me 33-vjeçarin që pritet të dënohet më keq nëse vazhdon kështu.

Messi, i cili fiton 95 milionë euro në vit, beson se nuk është më i punësuar te klubi i  Barcelonës. Kjo shihet dhe si një lloj hakmarrje e klubit për vendimin e pakthyeshëm të argjentinasit për t’u larguar.

A do të ekzekutohet gjoba? A do të paraqitet Messi në ditët në vijim? A do të ketë negociata? Janë shumë pyetje që presin përgjigje, por një gjë është e sigurtë, shtatori do të mbajë pezull argjentinasin…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Argjentinasi këmbëngul për t'u larguar

Messi nuk paraqitet, lëvizja e radhës i takon Barçës


Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin