MENU
klinika

VIDEO

Meta kujton eksodin e ’91: Koha për t’i thënë kurrë më projekteve izoluese dhe shpopulluese

08.08.2020 - 11:33

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar pamjet tronditëse të 8 gushtit më 1991 të anijës “Vlora, ku 20 mijë shqiptarë u nisën për në Itali.

Pasi ka kaluar 29 vite shqiptarët vazhdojnë të lënë vendin e tyre për një jetë më të mirë jshatë shtetit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ilir Meta shkruan se është koha për t’i thënë kurrë me çdo projekti izolues dhe shpopullues, pasi shqiptarët tashmë duhet të kthehen në vendin e tyre.

8 gushti i 1991njihet ndryshe si eksodi i shqiptarëve, të cilët ‘të ngarkuar’ mbi një anije mallrash lundruan drejt Italisë. Anija ‘Vlora’ mbërriti në portin e Barit, ndërsa sipër mbante mbi 20 mijë shqiptarë.

Postimi i plotë:

Në 8 gusht 1991 anija “Vlora”, me rreth 20 mijë shqiptarë në bord, nisi udhëtimin drejt lirisë duke u kthyer në simbolin e shpresës për një jetë të re dhe një të ardhme më të mirë. Zbarkimi i tyre në brigjet e Italisë, dëshmoi para gjithë botës tragjedinë dhe dhimbjen e një populli të vuajtur për dekada nga dhuna, shtypja, mjerimi dhe izolimi.

Fatkeqësisht edhe sot pas 29 vitesh nga kjo ngjarje dhe këto pamje tronditëse që të emocionojnë në çdo kohë, ritmet dramatike të shpopullimit të Shqipërisë nuk janë ndalur. Në emër të këtyre sakrificave të jashtëzakonshme njerëzore, është koha të ankorojmë shpresën në vendin tonë dhe të përmbushim ëndrrën e çdo qytetari, për një Shqipëri si gjithë Europa!

Koha që shqiptarët të rikthehen dhe të marrin në zotërim vendin dhe fatet e tyre!Koha për ta ndërtuar Europën ketu!

Koha për t’i thënë KURRË MË çdo projekti izolues dhe shpopullues!

Sulmi i përgjakshëm në tregun e Krishtlindjeve

Autoritetet gjermane përballen me kritika

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!