MENU
klinika

"Ministria jonë e Jashtme është në gjumë"

Meta publikon paralajmërimin e ambasadës shqiptare në Greqi

17.08.2020 - 15:32

Presidenti Ilir Meta ka publikuar pak më parë letrën e Ambasadës tonë në Athinë drejtuar autoriteteve më datë 5 gusht, ku paralajmëronin masat e reja.

Meta shkruan se autoritetet e kanë kryer me korrektësi paralajmërimin e menjëhershëm të Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, ende në detyrë, Edi Rama.

Ndër të tjera Meta i ka kërkuar edhe një herë ndjesë qytetarëve, të cilët vuajtën në mënyrë çnjerëzore për 4 ditë në pritje, duke thënë se ata vuajtën sepse Rama po pushonte për ‘shtatë palë qejfe’.

“Falënderoj autoritetet greke për korrektësinë e tyre! Falënderoj Ambasadën e Shqipërisë në Greqi, që ka kryer me korrektësi shembullore paralajmërimin e menjëhershëm të Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, ende në detyrë, z.Rama.

Edhe njëherë NDJESË TË GJITHË BASHKËQYTETARËVE TANË, të cilët hoqën vuajtje çnjerëzore sepse Ministri ynë i Jashtëm, i cili është edhe Kryeministër, po pushon për shtatë palë qejfe,” shkruan Meta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN