MENU
klinika

“Të dëgjohen kërkesat e biznesit të vogël"

Meta thirrje urgjente qeverisë: Shmangni katastrofën në ekonomi

07.08.2020 - 13:30

Presidenti Ilir Meta reagon për krizën e krijuar nga pandemia e koronavirusit, duke thënë se mbyllja e mijëra qepenëve të biznesit të vogël është vitrina më e dhimbshme e pasojave tepër serioze dhe të prekshme në ekonominë tonë.

Kreu i Shtetit bën thirrje që të dëgjohen dhe mbështeten kërkesat e biznesit të vogël, përmes nje strategjie konkrete dhe efikase, për të shmangur humbjen e dhjetëra mijëra vende pune.

“Mbyllja e mijëra qepenave të biznesit të vogël në mbarë vendin, është vitrina më e dhimbshme e pasojave tepër serioze dhe të prekshme në ekonominë kombëtare të efekteve negative të pandemisë COVID-19.

Të dëgjohen dhe mbështeten kërkesat e biznesit të vogël, përmes nje strategjie konkrete dhe efikase, për të shmangur humbjen e dhjetëra mijëra vende pune, katastrofat në ekonominë e çdo familje shqiptare dhe frenuar rritjen e mëtejshme të nivelit të papranueshëm të varfërisë”, shkruan Meta.