26.08.2020 - 09:57
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendis, mbrëmjen e djeshme ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama. d
Lajmin e ka bërë medije vetë ministri grek në një postim në rrjetet sociale, i cili thotë se në fokus të bisedës së tyre kanë qenë marrëdhëniet bilaterale dhe zhvillimet në rajonin tonë.
“Zhvillova një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë. Në fokus marrëdhëniet bilaterale dhe zhvillimet në rajonin tonë” shkruan ai.
Kurse Rama ende nuk ka dhënë detaje mbi këtë bisedë telefonike.