MENU
klinika

Policia po heton

Mirditë, makina përplas për vdekje këmbësoren

26.08.2020 - 07:32

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Mirditë, sot rreth orës 07:30.

Një makinë ka përplasur për vdekje një këmbësore në Reps. Drejtuesi i makinës me iniciale B.R është banues në Kosovë.

“Sot,rreth orës 07:30 ,në fshatin Reps,Mirditë, mjeti me drejtues shtetasin B.R.,banues Kosovë, ka aksidentuar shtetasen këmbësorë D.R.,e cila ka gjetur vdekjen.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nuk ka ende detaje të tjera të rrethanave të këtij aksidenti fatal.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e tij.