MENU
klinika

Ellen DeGeneres përballet me stafin

“Mos më shikoni drejt e në sy kur flas”

21.08.2020 - 16:08

Ellen DeGeneres ka bërë një mbledhje online me stafin e saj pas akuzave për sjellje të pahijshme, racizëm dhe mungesë respekti ndaj tyre.

Moderatorja, aktorja dhe drejtuesja e The Ellen Show e ka quajtur veten introverte, pra të mbyllur në vetvete. Kështu ka justifikuar largësinë me stafin dhe njerëzit që punon.

“A do të thotë kjo që unë jam perfekte? Sigurisht që jo”, ka thënë gjatë mbledhjes Ellen duke shtuar se i ka lënë të gjithë të bëjnë punën e tyre.

Kurse thashethemet se i paksa porositur punonjësit e stafit të mos e shikojnë në sy kur i flasin, Ellen i quajti “të çmendura”.

Në fund u ka thënë bashkëpunëtorëve se është krenare për ta.