“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Në çfarë formash shfaqet sinusiti?
Përgjigjet mjeku: Sinusitet sipas paraqitjes klinike i klasifikomë në katër grupe: “Sinusite akute kur sëmundja fillon shpejt dhe mund të paraqitet si formë e lehtë ose e rëndë, sinusitis periodik akut kur kemi të bëjmë me katër ose më shumë episode të veçanta sinusitis akut që ndodhin brenda një viti, sinusitis subakut që është një infeksion që zgjat midis katër dhe dymbëdhjetë javësh dhe përfaqëson në fakt një tranzicion midis sinusitit akut dhe kronik, së fundi kemi sinusitet kronike kur shenjat klinike i kalojnë të dymbëdhjetë javët”. Të gjitha këto lloje të sinusiteve kanë simptoma klinike të ngjashme duke qenë shpesh të vështira për t’u dalluar. Më shpesh në praktikën e përditshme hasim sinusitet akute. Afërsisht rreth 90 për qind e të rriturve kanë kaluar një herë në jetën e tyre sinusit akut.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.