MENU
klinika

Granti 800 mijë dollarë

Në ndihmë të restaurimit të fortifikimeve të lashta shqiptare

22.08.2020 - 12:19

Programi i Ambasadorëve për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore po ndihmon në restaurimin e fortifikimeve të lashta shqiptare në Krujë, Durrës dhe Prezë, të cilat u dëmtuan nga tërmeti i 19 nëntorit të vitit të kaluar.

Ambasada Amerikane shkruan se një grant prej 800.000 dollarësh, programi Ambasadorëve për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore do të mbështesë stabilizimin kritik të strukturave, studimin për ruajtjen e secilit nga fortifikimet dhe rindërtimin e pjesëve të dëmtuara.

Në muajin qershor të këtij viti ministrja e Kulturës Elva Margariti dhe ambasadorja Yuri Kim ishin në qytetin e Krujës, ku u nënshkrua dhe një marrëveshje bashkëpunimi për punën që do të bëhet në monumentet e kulturës. Në fjalën e saj ambasadorja Yuri Kim ndër të tjera tha se prej vitit të themelimit në 2001, Fondi i Ambasadorit për Trashëgiminë Kulturore, ka ofruar mbështetje për më shumë se një mijë projekte, në mbi 125 vende të botës.

“Këto angazhime tregojnë se sa thellë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës respektojnë trashëgiminë kulturore të vendeve të tjera, por mbi të gjitha, dëshirën tonë, që miqtë tanë të mund ta ruajnë atë”, tha ambasadorja Kim në Krujë, ku vijoi në fjalën e saj se në Shqipëri kanë kontribuuar në shumë projekte përmes Fondit të Ambasadorit.

Duke falënderuar znj. ambasadore atë kohë në Krujë, ministrja e Kulturës Elva Margariti u shpreh ndër të tjera se qeveria shqiptare, krahas me rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti, duke u mbështetur tek vizioni për të ardhmen, për një jetë më të mirë, po punon për ringritjen e këtyre monumenteve. Kalaja e Krujës është e njohur për rëndësinë e saj historike dhe kulturore në vendin tonë. Kala me trajtë eliptike dhe me perimetër 804 m, zë një sipërfaqe prej 2.5 ha tokë dhe është ngritur në një kodër shkëmbore. Gërmimet arkeologjike të vitit 1978 dëshmojnë se kodra ka qenë e banuar që në shek e III p.e.r. ndërsa kalaja është ngritur në shek. V-VI e.r.

Pranë saj është zbuluar një varrezë e madhe e kulturës arbërore. Përmendet me emrin e sotëm në shek. IX bashkë me qytetin e Krujës si qendër peshkopale. Në shek XIII-XIV ishte qendra e shtetit të Arbrit. Gjatë periudhës së Skënderbeut u bë krye-fortesa e qëndresës së shqiptarëve kundër pushtimit osman. Edhe në ditët e sotme është një ndër vendet më të njohura dhe më të vizituar nga turistët.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit