MENU
klinika

Ç’po ndodh me trekëndëshin më të komentuar të momentit?

Neymar u tall keq me Maluman dhe rrjeti po zien!

22.08.2020 - 11:53

Neymar, Maluma dhe Natalia janë kthyer sërish në qendër të vëmendjes.

Së fundmi, një veprim i futbollistit brazilian është interpretuar nga mediat si tallje ndaj ish-it të të dashurës së tij Natalia Barulich.

I rrethuar nga shokët e skuadrës së Paris Saint-Germain, të hipnotizuar nga fitorja e tyre ndaj Leipzig, Neymar është shfaqur duke kënduar këngën e Malumës, Hawai.

26 vjeçari së fundmi publikoi një këngë me titull “Hawai” për të cilën raportohet se i dedikohet ndarjes së tij nga Natalia.

Por si duket Neymar dhe shokët e tij janë tallur me të. Videoja është postuar nga Angel Di Maria, dhe në të janë edhe Neymar dhe disa nga djemtë e tjerë të skuadrës, duke përfshirë Ander Herrera dhe Mauro Icardi që këndojnë së bashku, duke u përpjekur të mbajnë të qeshurën e tyre.

Ndërkohë, pas publikimit të videos, Maluma fshiu llogarinë e tij në Instagram, gjë që shkaktoi edhe më shumë reagime në rrjet.

Kënga, si dhe videoja e saj, duket se hedhin dritë mbi ndjenjat e Malumas pas ndarjes. Në këngë kolumbiani shprehet se “ajo” i poston fotot në Instagram vetëm për ta bërë xheloz dhe nëse ai do ta telefononte ajo do të rikthehej me të menjëherë.


Teksti i këngës përkthehet nga spanjisht në anglisht për të përfshirë referenca të dukshme që krijojnë imazhet e Natalia me Neymar në Instagram: “Fotografia që ke postuar duke thënë se ai është qielli yt. Babe, unë të njoh mirë, e di se e bëre për të më bërë xheloz. Unë nuk do të them kush, por dikush më tha që të pa duke qarë.

Në fillim të këtij viti, Natalia i tha Danny Morel se marrëdhënia e saj me Maluma ishte “toksike”, sepse ajo po jepte “1000 përqind” dhe duke marrë “20 përqind” si kthim.

Dhe kënga nis pikërisht me një vajzë që thotë: “Kjo marrëdhënie po bëhet toksike”.

 

View this post on Instagram

 

Our generation is going to change the world. ??♥️ @gqrussia June print & digital covers ??

A post shared by Ναtαlία Bαrulίch ? (@natalia) on


Natalia dhe Neymar u shfaqën në kopertinën e GQ Rusi së bashku në maj, pasi konfirmuan lidhjen e tyre në shkurt.

Maluma dhe Natalia Barulich kanë pasur një marrëdhënie 2-vjeçare dhe shumë të diskutuar në media, por ata i dhanë fund lidhjes në tetor dhe sipas Natalia-s, arsyeja ishte sepse dëshironin të përqëndroheshin më shumë te karriera dhe te vetja e saj.