MENU
klinika

Pse Rama do bëjë ç’është e mundur t’i fitojë zgjedhjet në tavolinë?

Nikoll Lesi: Pas votimeve do jem me PS-në, por…

07.08.2020 - 11:16

Edhe pak dhe do hyjmë në fushatën më të egër parlamentare në këto 30 vite. Ndeshje mes dy Botëve: botës që synon rregulla loje demokratike dhe Botës së Rilindjes dhe Mafies.

Edi Rama po bën ç’është e mundur të marrë zgjedhjet në tavolinë me anë të ndryshimeve kushtetuese, por do jetë e kotë pasi zemërimi popullor nuk do të mund të ndalet nga asnjë botë krimi.

Të gjithë në FRONT për një Shqipëri me të mirë dhe pa oligarkë e krim që përlajnë buxhetin e shtetit kaq hapur e kaq harbutçe.

PS-ja fatkeqësisht ekziston si sigël, si vulë, por nuk është më ajo që njihja ndër vitet 1992-1997 dhe as disa vite më vonë. Rilindja e ka kapluar dhe e ka shndërruar siglën PS në shtojcë të saj, duke përdorur socialistët e thjeshtë si kosh votash për oligarkët.

Ndaj sot shtrohet kërkesë emergjente për një përmbysje të madhe, epokale. Natyrisht nuk vdes për opozitën e sotme, ndonëse KOHA JONE njihet historikisht si oponencë e çdo pushteti, por opozita e sotme mbetet e vetmja shpresë për momentin.

Pas zgjedhjeve parlamentare, nuk do jem më me opozitën e sotme që do kthehet në pushtet.

Do jem me opozitën e ardhshme, PS-në! Por pasi PS-ja të largojë sektin rilindas.

Dhe mediat që sot janë me Edi Ramën, do ta braktisin atë dhe PS-në, pas humbjes. Zakon i vjetër i tyre: Janë përherë me fituesin, pra me atë që ka pushtetin.

Pra pas një viti do jem me opozitën-PS!