MENU
klinika

NBA, play-off

Nisin gjysmëfinalet, James: Mendoj t’i lë në mes

31.08.2020 - 16:29

NBA ka nisur ndeshjet gjysmëfinale të play-off, por ylli i Los Anegeles lakers, LeBron James, ka deklaruar se rikthimi në fushë pas bojkotit nuk ka qenë i lehtë për të. Madje ai ka konrmuar se nuk dëshironte të luante më.

Në momentin që u ndalëm nisa të reflektoj dhe kuptova se ne lojtarët nuk kishim një plan për të vijuar bojkotin. Pronarët i mirëpritën seriozisht kërkesat tona dhe na dhanë fjalën”, – tha LeBron James.

“Që kur kam ardhur këtu në Orlando kam menduar të paktën një herë në ditë se mund të mos luaj më këtë sezon. Mendoj se kjo gjë u ka ndodhur të gjithëve. Vetëm koha do ta tregojë nëse bëmë mirë apo jo dhe se çfarë ndryshimi presim në të ardhmen”, – tha James.

Nëse në Lindje janë përcaktuar katër skuadrat gjysmëfinaliste në NBA, madje sfidat e kësaj faze kanë nisur, në Perëndim gjithçka është ende e hapur për sa u përket emrave të dy ekipeve të fundit gjysmënaliste. Kjo situatë është shkaktuar për shkak të bojkotit që lojtarët i bënë ndeshjeve play off javën e kaluar.

Në Lindje, skuadra e Boston Celtics fitoi 112-94 ndaj Toronto Raptors në gjysmëfinalen e parë, duke udhëhequr 1-0 serinë e ndeshjeve. Një ndeshje e mitë e Celtics, që patën epërsi gjatë gjithë kohës karshi kampionëve në fuqi të NBA-së.

Në Perëndim, barazohet në 3-3 seria e ndeshjeve mes Utah Jazz dhe Denver, me këtë të fundit që fitoi 119-107 sfidën e gjashtë çerekfinale (Murray 50 pikë). Ndeshja e shtatë është vendimtare.

KONFERENCA E LINDJES, – GJYSMËFINALE PLAY OFF

Milwaukee Bucks – Miami Heat

Boston Celtics – Toronto Raptors 112-94 (1-0)

KONFERENCA E PERËNDIMIT, – ÇEREKFINALE PLAY OFF

Los Angeles Lakers – Portland Blazers (4-1)

Los Angeles Clippers – Dallas Mavericks (4-2)

Denver Nuggets – Utah Jazz 119-107 (3-3)

Houston Rockets – Oklahoma City Thunder (3-2)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN