MENU
klinika

Marilyn Monroe

“Një grua e mençur puth, por nuk dashuron; dëgjon, por nuk beson, dhe shkon para se të braktiset!”

28.08.2020 - 06:34

“Papërkryeshmëria është bukuri, çmenduria është gjenialitet dhe është shumë mirë të jesh plotësisht i çmendur se sa i mërzitshëm.”

“Një grua e mençur puth, por nuk dashuron, dëgjon, por nuk beson, dhe shkon para se të braktiset.”

“Unë jam e mirë, por nuk jam ëngjëll. Unë bëj mëkate, por nuk jam djall. Unë jam thjesht një vajzë e vogël në një botë të madhe që po tenton ta gjejë dikë për të dashuruar.”

“Është shumë më mirë të jesh e palumtur vetë, se sa të jesh e palumtur me dikë tjetër.”

“Të gjitha vajzave të vogla duhet t’u thuhet se janë të bukura, madje edhe nëse ato nuk janë.”

“Nuk më pengon të jetoj në botën e burrit, për aq kohë sa mund të jem grua brenda saj.”

“E gjitha që një grua dëshiron është që mashkulli t’ia vërtetojë se ata nuk janë të gjithë njësoj.”

“Për të gjitha vajzat që mendojnë se janë të shëndosha sepse nuk janë në masën e caktuar, unë u them se jeni të bukura. Është shoqëria ajo e cila është e shëmtuar.”

“Një vajzë s’ka nevojë për askënd që s’ka nevojë për të.”

“Një vajzë e zgjuar i njeh limitet e saj, një vajzë e mençur e di se ato nuk ekzistojnë.”

“Bashkëshortët kryesisht janë të mirë si dashnorë atëherë kur janë duke i tradhëtuar gratë e tyre.”

“Burrat janë gjithmonë të gatshëm ta respektojnë çdo gjë që i mërzit ata.”