Ndoshta, nuk e keni dëgjuar ndonjëherë më parë, por në Karolinën e Jugut, SHBA, ekziston një nga qytetet më të bukura në botë për turizëm, i quajtur Charleston (Çarleston), sipas CNN.
Ai është një nga më të mirët për t’u vizituar, për shumë arsye, si: bukuria natyrore, ndërthurja me arkitekturën spanjolle, shtëpitë karakteristike, plazhet e bukura që shoqërohen me flladin e erës, apo edhe ushqimet e pafundme, si karkalecat e freskët.
Gjithashtu, ky qytet sugjeron për për të gjithë turistët: vizitat në shtëpitë e mëdha dhe fermat, të krijuara që para luftës civile, me mobiliet apo llambadarët. Udhëtimet me karrocë, mbrëmjet e qeta në verandë dhe darkat elegante, nuk bëjnë përjashtim.
Mirëpo, jo gjithçka është ashtu siç mund të duket, pasi ky imazh nuk është një version i plotë i historisë së qytetit.
Pas atyre shtëpive madhështore ose në qendër të qytetit, apo në ato ferma, plantacione, shpesh ndodhen ato më të vogla prej guri ose druri, utilitare, pa veranda, mobilie elegante, shkallë spirale ose burra që qeshin me kostume të zbukuruara. Këto janë lagjet e skllevërve, shkruan CNN.
Çarlestoni, ashtu si pjesa tjetër e jugut, u zhvillua dhe lulëzoi për shkak të punës së papaguar të afrikanëve që ishin rrëmbyer, rrahur, përdhunuar dhe skllavëruar. Plantacionet që prodhuan oriz, pambuk dhe sheqer, të gjitha lulëzuan me kosto ekstreme njerëzore. Shtëpitë në qytet dhe pronarët e tyre të bardhë, përdornin skllevërit për të kujdesur.
Pavarësisht kësaj, ky qytet është konsideruar i shenjtë. Ai është mjaft i popullarizuar dhe turizmi solli 8 milionë dollarë në vitin 2018, ndërsa është rritur me rreth 26 milion dollarë në vit, për pesë vitet e fundit.
Në Shtetet e Bashkuara, shpesh është e pamundur të shkëputet bukuria e mjedisit nga historia. Veçanërisht, kur bëhet fjalë për njerëzit me ngjyrë, të cilët janë pasardhës të sllevërve.
“A mund të bashkëjetojë turizmi dhe historia e vërtetë e Çarlestonit, në vitin 2020, kur është krijuar lëvizja ‘Black Lives Matter”?, – kjo është pyetja më aktuale.
Doug Warner, nënkryetar për “Media & Innovation Development në Explore Charleston”, pranon të vërtetën e madhe të qytetit të tij, estetikisht të bukur. Por, ai thotë se përballja e vështirë me racizmin kishte filluar tashmë për Çarlestonin, para vitit 2020, para covid-19, protestave dhe lëvizjes “ringjallëse” Black Lives Matter.
Sipas tij, racizmi duhet pranuar plotësisht, në të njëjtën mënyrë siç ka qenë në të gjithë vendin, në vitin 2020. “Jo gjithçka është bukur, këtu”, – thotë ndër të tjera, Warner.