MENU
klinika

Këngëtari vendos të largohet nga Shqipëria

Noizy kërkon famën ndërkombëtare

29.08.2020 - 10:46

Pas shumë hiteve të publikuara këtë verë, Noizy ka nxjerrë dy ditë më parë një tjetër këngë të titulluar “Expensive Touch” në bashkëpunim artistët ndërkombëtarë Dappy dhe Ay Em.

Kjo këngë duket se është edhe një kapitull i ri për Noizyn, pasi reperi ka lajmëruar se do të rikthehet jë Mbretërinë e Bashkuar, aty ku nisi gjithçka.

Noizy kërkon sa më shumë mbështetje nga fansat në mënyrë që të depërtojë në playlistat britanike.

“EXPENSIVE TOUCH OUT NOW. Link in my bio..
“Ju dua ti bëni sa më shumë replay kësaj kënge pasi vetëm nga ju mund të shkojmë në Uk lists & Aëards. Në Uk nisi gjithçka dhe atje dua ta mbyll. Por para se ta mbyll do e shkatrrojmë vendin siç e Kena zakon. Fansat Ma të flakt në botë koha t’u kallxojme sa është ora. Share and support the movement. OTR 4 Lyf”, shkruan ai në Instagram krahas këngës. Noizy e ka shprehur dhe më herët se pas suksesit në Shqipëri e Kosovë, tashmë kërkon suksesin ndërkombëtar.