MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Nuk më ulet temperatura dhe s’di ç’të përdor

25.08.2020 - 08:24

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Nuk më ulet temperatura dhe s’di ç’të përdor

Përgjigjet mjeku: Në rastet kur temperatura është rezistente dhe nuk ulet me mjekim, mund të përdorim kompresat e lagura të cilat mund të jenë me ujë, uthull ose alkool. Në temperaturat më të larta se 38.5 C˚ mund të përdorim banjat me ujë të vakët ose masazhe me peshqir dhe çarçafë të lagur. Pavarësisht kësaj, konsultohuni patjetër me mjekun.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.