Koalicioni opozitar fiton zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi.
Edhe pse partia e presidentit të vendit, Milo Gjukanoviç udhëheq me 29 mandate, sërish koalicioni opozitar ka arritur që të bashkojnë mandatet dhe të bëhen shumicë, duke larguar nga pushteti pas 30 vitesh Partinë SocialDemokrate të Malit të Zi.
Partia e Gjukanoviç ka 29 mandate, dhe është kështu partia më e votuar, por koalicioni i partive në qeveri ka vetëm 35 mandate. Ndërkohë që shqiptarët kanë arritur synimin e tyre dhe të dyja koalicionet kanë arritur që të sigurojnë nga një deputet në Kuvend.
Ndërkohë Partia Boshnjake ka 3 mandate, ndërsa bie në sy rritja e koalicionit “Për Ardhmërinë e Malit të Zi” me 27 mandate dhe e të gjelbërve me 4. Koalicioni “Paqja është kombi ynë” ka marrë 10 mandate, ndërsa koalicioni Shqiptar “Njëzëri” ka marrë 1%.
Votimet në vendin fqinjë u zhvilluan të qeta dhe pa incidente, ndërkohë që në total numri i votuesve ishte 74.9%, shifër shumë herë më e lartë sesa në votimet e shkuara.
Zgjedhjet u zhvilluan në një situatë të tensionuar mes bllokut promalazez dhe atij proserb, që u thellua pas miratimit dhjetorin e kaluar të ligjit për liritë fetare, të pasuar me konflikte mes shtetit dhe kishës.
Ligji kërkon të sekuestrojë disa pasuri fetare nëse pronësia historike e tyre nuk mund të provohet. Po ashtu këto janë zgjedhjet e radhës në rajon që zhvillohen në kohë pandemie. Ndërsa shqiptarët e kanë arritur “objektivin” e tyre në këto zgjedhje duke arritur që me dy koalicione të sigurojnë dy vende.
Në zgjedhjet malazeze u përfshinë edhe faktorë politikë të rajonit. Kryeministri Edi Rama dhe homologu nga Maqedonia e Veriut, Zoran Zaev, kërkuan mbështetje për partinë e presidentit. Ndërsa faktorë të tjerë politikë në Shqipëri, presidenti Ilir Meta dhe kreu i PD-së Lulzim Basha iu bënë thirrje bashkëkombësave që të votojnë për partitë shqiptare.