MENU
klinika

48 automjete të ruajtja e mirëmbajtura nga koleksionistët

Parada ‘retro’ zhvendoset në qytetin bregdetar

15.08.2020 - 12:15

Rrallë ndodh që të shohësh në rrugë automjete që kanë shënjuar historinë. Durrësakët e kanë pasur këtë mundësi pasditen e së premtes kur parakaluan para shtëpive të tyre makinat e viteve ’40-’80. Për nostalgjikët dhe jo vetëm, kjo është një feste e veçantë.

Parada Retro solli në Durrës 48 automjete të ruajtja e mirëmbajtura nga koleksionistët të mbarë vendit. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor në bashkëpunim me bashkinë e Durrësit si dhe me “Heminguei fan club Albania” menduan të krijojnë pak gjallëri në këtë sezon të zymtë për qytetin më të madh bregdetar.

Automjetet fillimisht u vendosën në shesh kryesor të qytetit, ku u vizituan nga qindra qytetarë por edhe turistë që i ruajtën këto momente në foto.

Janë automobil të markave Ford, Benz, Chevrolete, Fiat, Roll Roys të viteve ’40-80.

Mbretëresha e këtij eventi u cilësua skoda, prodhim i vitit ’80 në pronësi të kuksianit Rrahim Meçka. Ky lloj automjeti ka mbajtur peshën kryesore të transportit në vend përgjatë viteve ’80. Ndaj u zgjodh për të kryesuar paradën në rrugët e Durrësit.

“I biri i shoferit të këtij automjeti e ka marrë në gjendje thuajse të shkatërruar e ka rindërtuar siç e mbante i ati në kohën kur bënte rrugën e Qafë Malit para viteve ’90”, tha koleksionisti Rrahim Meçka

Ina Haveri tha se ky event organizohet për herë të parë në Durrës fill pas Tiranës për ti dhënë gjallëri qytetit të goditur rëndë nga tërmeti i 29 nëntorit 2019.

“Eventi është konceptuar me paradën që e drejton skoda dhe ndiqet nga makinat e tjera retro”, tha Ina Haveri, zëdhënëse e Drejtorisë së Transportit.

Ndërsa përfaqësuesi i bashkisë, Adrian Gurra tha se po mendojmë aktivitete pa grumbullime masive për tu ruajtur nga covid 19.

Më pas automjetet udhëtuan së bashku në rrugët e Durrësit deri në plepa. Muzika cantry e përzgjedhur nga anëtarët e Hemingueit shoqëroi Paradën Retro.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin