MENU
klinika

"Mësimi online, mënyra më e lehtë"

Pediatri: Fëmijët me sëmundje kronike s’duhet të kthehen në shkolla e çerdhe

30.08.2020 - 09:09

Pediatri i njohur kosovar, Ismail Lutolli ka dhënë mendimin e tij profesional sa i përket çështjes së hapjes së shkollave në Kosovë. Lutolli është shprehur se shkollat duhet të hapen duke respektuar kështu rregullat dhe rekomandimet.

Ndër të tjera ai ka sugjeruar që fëmijët të cilët vuajnë nga sëmundjet kronike nuk duhet të kthehen në çerdhe e shkolla. Sipas tij kjo kategori rrezikohen më shumë nga infeksioni Covid 19.

“Ndoshta do të ishte mirë që fëmijët që kanë sëmundje kronike nuk duhet të kthehen në çerdhe dhe shkolla, apo të kthehet në shkollë por nën kujdes shumë rigoroz. Kur i she gjithë ata njerëz kafeneve në Prishtinë, është jo e drejtë ti ndalosh shkollat dhe çerdhet. Fëmijët mund të infektohen, e të jenë bartës, por e kalojnë më së lehti”, thotë ai në një intervistë për RTK.

 

Ndër të tjera Lutolli është shprehur se nuk është ide e mirë nisja e mësimit online në Kosovë.
“Shkollat duhet të hapen, duke i respektuar rregullat dhe rekomandimet. Nuk mund të bllokohet as procesi mësimor e as shteti. Mësimi online është mënyra më e lehtë, por e vështirë për prindërit dhe nxënësit”, thotë ai. Kujtojmë se nisja e vitit të ri shkollor në Kosovë, por dhe në Shqipëri është përcaktuar të nisë në datën 14 Shtator.