MENU
klinika

Artur Ajazi

Për ata që ju thonë se keni vetëm Edin dhe Lulin

06.08.2020 - 07:20

Artur Ajazi

Ata që ju thonë se keni vetëm dy mundësi, kur të vijnë zgjedhjet, ose të votoni Edi Ramën, ose Lulzim Bashën, janë edhe më të këqij se këta të fundit, edhe pse mund të mos kenë gjë në dorë për të bërë dëm sa dy udhëheqësit e mëdhenj të popullit dhe të partisë.

Sepse duan të rrënjosin edhe tek shqiptari i fundit bindjen se nuk kemi rrugë tjetër, por thjesht duhet ta pranojmë të nënshtruar zgjedhën e kryetarokracisë dhe se nuk ka asnjë shpresë se diçka mund të ndryshojë për mirë në këtë vend.Ndërkohë, që duhet të ketë tre, katër, pesë apo më shumë zgjedhje apo alternativa për cilindo, që beson se kjo politikë primitive, e korruptuar deri në palcë dhe e certifikuar si e tillë për dekada, nuk mund të na skllavërojë përjetësisht.

Dhe ka dy rrugë për ta arritur ndryshimin. Ose të arrijmë të bëhemi shumicë dërrmuese, duke i shndërruar në minorancë zullumqarët e mëdhenj, por ky mund të jetë objektiv më afatgjatë.

Ose të shndërrohemi në një forcë imponuese, duke filluar nga këto zgjedhje, për t’iu imponuar ndryshimin atyre, që e kanë mbajtur peng Shqipërinë për pushtetin e tyre personal.

Ne duhet të luftojmë për ndryshimin, që të arrijmë edhe rotacionin dhe jo anasjelltas. Kaq e thjeshtë është për ata, që kuptojnë apo që nuk e kanë përkulur pakthyeshmërisht kurrizin, duke e lënë veten nën mëshirën e njërit prej dy “të fortëve”.

Brataj zbulon simptomat: Rrufë, temperaturë 1-2 ditë dhe…

Bota në alarm nga varianti i ri koronavirusit/ A ka mbërritur në Shqipëri?

Del ekspertiza mjeko-ligjore: Në trupin e tyre u gjet…

Zbulohet shkaku i vdekjes së turistëve rusë në hotelin në Qerret

“Më shumë të interesuar janë qytetarët për dozën e tretë”

VOA: Bien për të dytin muaj ritmet e vaksinimit kundër koronavirusit

Punësimi i mësuesit pedofil në Berat

Ndryshohen rregullat e punësimit në Arsim

Veliaj: Të jemi më solidarë me ata që kanë nevojë!

Festat e fundvitit/ Ndizen dritat e pemës te Pazari i Ri në Tiranë