MENU
klinika

Ja kur pritet të dalin rezultatet

Përfundojnë zgjedhjet në Malin e Zi, shqiptarët synojnë dy deputetë

30.08.2020 - 19:44

Mali i Zi ka mbyllur zyrtarisht votimet për zgjedhjet parlamentare.

Procesi i votimit ka filluar që në orën 07:00 të mëngjesit dhe përfundoi në 20:00.

Në zgjedhjet e sotme garuan Partia Social Demokrate dhe ajo pro-serbe Fronti Demokratik.

Po ashtu edhe partitë shqiptare garuan në dy koalicione. Ka pasur një rritje të konsiderueshme të votuesve në krahasim me vitin 2016.

Lista shqiptare pret që të ketë të paktën 2 deputetë në parlamentin e Malit të Zi.

Në komunën e Tuzit janë mbi 8 mijë votues dhe në Ulqin mbi 10 mijë. Pjesëmarrja në total e shqiptarëve në Malin e Zi është rreth 65%.

Një rritje të konsiderueshme të votuesve shqiptarë ka pasur në orët e fundit. Surprizuese është pjesëmarrja në votime në të gjithë territorin e Malit të Zi, me afro 80%.

Kjo është një rritje me rreth 14% nga zgjedhjet e fundit të 2016, e cila shpjegohet me nxitjen e elektoratit gri për të marrë pjesë në votime, shkruan bw.

Aktualisht ka dy skenare, ku njëri mund të nxjerrë me fitore të brendshme partinë e Presidentit Gjikanoviç, nisur nga pjesëmarrja e lartë, dhe skenari tjetër është që këto vota të shkojnë për partinë opozitare pro serbe, e cila ka rreth një vit që proteston e ndihmuar nga Kisha Ortodokse në Mal të Zi, për shkak të ligjit të fesë.

Ndaj dhe një rritje e opozitës malazeze nuk është surprizë. Nisur nga numri i votave, dy koalicionet shqiptare mund t’i marrin dy deputetë, edhe pse kjo nuk është e sigurt, për shkak të pjesëmarrjes së lartë. Rezultatet paraprake priten për rreth 90 minuta.