24.08.2020 - 11:59
Është vetëdorëuzar në polici autori i plagosjes së një të mituri në Kukës.
Mësohet se është vetëdorëzuar 35-vjeçari A. H., i cili pas aksidentit e dërgoi të miturin në spital me një makinë tjetër.
Aksidenti ndodhi pak më parë, ku i riu përplasi me makinë një fëmijë të mitur, i cili u dërgua me urgjencë në Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore.
35-vjeçari është banues në Bushtricë të Kukësit, ndërsa mësohet se ka aksidentuar 11-vjeçarin E. M.