Më shumë se 40,000 vetë nënshkruan peticionin ku kërkojnë që Franca të ketë nën kontroll Libanin, pas shpërthimit vdekjeprurës në Bejrut.
Mbi 44,000 vetë kanë nënshkruar një peticion në internet, për “vendosjen e Libanit nën një mandat francez, për 10 vitet e ardhshme”. Peticioni në faqen e peticioneve “Avaaz”, njoftohet se është iniciuar nga qytetarët libanezë pas shpërthimit që tronditi Bejrut të martën, duke vrarë mbi 140 vetë dhe duke plagosur më shumë se 5,000 të tjerë.
“Zyrtarët libanezë kanë treguar qartë një paaftësi të plotë, për sigurinë dhe menaxhimin e vendit,” – thuhet në peticion. “Me një sistem të dështuar, korrupsion, terrorizëm edhe pse me polici, vendi është në grahmat e fundit.”
“Ne besojmë, se Libani duhet të rikthehet nën mandatin francez, në mënyrë që të krijohet një qeverisje e pastër dhe e qëndrueshme.”
‘Libanezët janë të dëshpëruar’
Dima Tarhini, nga departamenti arab i DW, tha se peticioni ka qarkulluar gjerësisht në mediat sociale libaneze. Ai tregon, se “sa të dëshpëruar janë disa libanezë,” – tha ajo. “Ata kanë humbur shumë. Ata humbën shtëpitë dhe pronat e tyre, ata nuk mund t’i shpëtojnë dot fëmijët e tyre. Ata nuk dinë se ç’të bëjnë.”
Franca e ka pasur nën kontroll Libanin, nga viti 1920 deri në vitin 1945, sipas një mandati të pasluftës së Parë Botërore.
Emmanuel Macron premton ndihma
Peticioni i drejtohej presidentit francez Emmanuel Macron, i cili, qe lideri i parë i huaj që shkoi të enjten në Bejrut, pas shpërthimit tragjik.
Macron paralajmëroi në Bejrut, se kriza në Liban do të thellohet nëse nuk do të ndërmarren reforma.
Ai premtoi se Franca do të ndihmojë për mobilizimin e ndihmave për Bejrutin e shkatërruar, ku dëmet dhe shkatërrimet shkojnë në një vlerë prej miliarda dollarësh.
“Ju garantoj, se ndihmat nuk do të jenë në dorë të njerëzve të korruptuara,” – tha Macron, para një grupi protestuesish.
Prokuroria e Francë, ka nisur hetimet në lidhje me shpërthimin, nga i cili u plagosën të paktën 21 shtetas francezë dhe një u vra/DW/