MENU
klinika

1913/ “Krimin do ta kryente një spiun shqiptar”

Ngriti flamurin e Shqipërisë/ Planet serbe për të vrarë priftin

29.08.2020 - 08:29

Më 23 dhjetor 1913 konsulli austro-hungarez në Prizren Rudolf Kohlruss ishte i alarmuar pasi kishte dëgjuar se po bëheshin plane për vrasjen e priftit të Zymit, P. Prelaj (në origjinal: P. Pasquale Prelaj).

Pas largimit të ushtrisë serbe nga Zymi, prifti katolik shqiptar P. Prelaj mbajti një meshë dhe në kambanoren e kishës ngriti flamurin shqiptar. Konsulli shkruan se një shqiptar i njohur si Prendi i Dies, i cili gjatë okupimit serb ishte kryetar i bashkësisë së Zymit dhe tani u shërbente serbëve si spiun, e njoftoi naçallnikun serb për veprimin e priftit P. Prelaj.

Prendi i Dies e akuzoi priftin se me rastin e ngritjes së flamurit kishte organizuar edhe këndimin e një kënge fyese kundër serbëve, gjë që prifti në një letër dërguar ipeshkvit e mohoi në mënyrë kategorike.

Por autoritetet civile dhe ushtarake serbe tani e urrenin padër Prelajn. Nga një person i besueshëm konsulli austriak kishte dëgjuar se patrullat serbe tashmë kishin marrë urdhër të mos e lejojnë padër Prelajn të qëndrojë në territorin e kontrolluar nga serbët dhe po e bëri këtë, ai do të sillej i lidhur në Prizren.

Konsulli Kohlruss shkruan në raport se nga një burim i besueshëm kishte marrë vesh se komandanti i këtushëm i stacionit serb, koloneli i artilerisë Açimoviq, përmes bashkëpunëtorit shqiptar Mahmud Zajmi, po kërkonte një person, i cili për një shumë të madhe parash do të vriste priftin Prelaj.

Oferta për ta vrarë Prelajn iu bë Lleshit të Cilës, një katolik nga Zymi, i cili e hodhi poshtë kërkesën dhe për këtë e njoftoi priftin Prelaj dhe ipeshkvin. Por ofertën e pranoi një person që konsulli e prezanton me emrin Prendi i Davos – që ishte vrasësi i Gjetë Cokut -, i cili para pak ditësh kishte ardhur në Prizren.

Fakti që ky i fundit, pra Prendi i Davos, ende nuk ishte përpjekur ta vrasë priftin Prelaj, kishte të bënte me këtë rrethanë: prifti i përmendur ruhej nga një grup i besnikëve të armatosur, ndërsa – nga ana tjetër – Prendi i Davos, i cili ishte mirditor, ngurronte të kryente vrasjen pa e marrë miratimin e Prenkë Pashës.

Në vijim të raportit të tij konsulli austro-hungarez shkruan se kishte dëgjuar që koloneli serb Açimoviq kishte përgatitur planin që, nëse nuk arrin ta vrasë priftin Prelaj përmes Prendit të Davos, t’i nxisë disa kaçakë që te Liqeni i Zymit të hapin zjarr kundër rojeve malazeze, përkatësisht serbe dhe kështu t’u jepej atyre një shkas për të hyrë në Zym dhe vrarë priftin Prelaj.

Konsulli shkruan se për këtë e kishte njoftuar zyrtarisht përfaqësuesin e naçallnikut serb, i cili ishte i sëmurë. Përfaqësuesi i naçallnikut kishte thënë se nuk ka dëgjuar për plane të tilla. Por konsulli nënvizon se nuk i besonte zyrtarit serb, sepse “kam arsye të besoj” se qeveria lokale është e njoftuar për këtë aferë, madje mund të jetë edhe e involvuar në planet për vrasje.

Përballë rrezikut, ipeshkvi – pas këshillës së konsullit – e kishte autorizuar priftin Prelaj të braktiste Zymin dhe të shkonte në një manastir në Shkodër.

Monsinjor Mjeda dëshiron që në funksionin e tij (Prelajt) ta emërojë një murg françeskan dhe për këtë e kishte ftuar me telegraf P. Belushajn nga Gjakova që të vinte në Zym. Mbetet të shihet nëse P. Belushaj do të marrë leje nga autoritetet malazeze për të kaluar kufirin./ Përktheu dhe përgatiti: Enver Robelli

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë