MENU
klinika

Nga The Economist

Po pas Trumpit, a do të vazhdojë “lufta” me Kinën?

02.08.2020 - 16:59

Në dhjetor në administratën Trump u vendosën një sërë masash ndëshkuese ndaj Kinës. Kjo nuk ishte asgjë në krahasim me atë që ndodhi në muajin korrik 2020.

Në javët e fundit Amerika ka vendosur sanksione ndaj zyrtarëve të lartë kinezë, përfshirë një anëtar të Byrosë Politike, për mizoritë ndaj ujgurëve në Xinjiang; shtoi 11 kompani kineze në listën e zezë të Departamentit të Tregtisë, për bashkëpunim në ato mizori; deklaroi se i konsideronte pretendimet e Kinës në Detin e Kinës së Jugut të paligjshme; revokoi statusin e veçantë të Hong Kongut për diplomacinë dhe tregtinë; shpalli kallëzime penale kundër katër shtetasve kinezë; dhe urdhëroi mbylljen e konsullatës së Kinës në Houston, për spiunazh, masa e parë e tillë që nga normalizimi i marrëdhënieve në 1979 (Kina u hakmor duke mbyllur konsullatën e Amerikës në Chengdu).

E gjithë kjo ka ndodhur nën udhëheqjen e një presidenti, Donald Trump, i cili gëzon marrëdhënie të mira me homologun e tij kinez, Xi Jinping, dhe sipas ish këshilltarit të tij të sigurisë kombëtare, John Bolton, Trump i tha Xi se ndërtimi i kampeve për ujgurët ishte “gjëja e duhur”.

Ai ka treguar pak oreks për luftime me Kinën, përveçse për tregtinë dhe, përgjegjësisë për COVID-19.

Por me kalimin e kohës në mandatin e tij të pare, dhe mbase presidencën e tij, zyrtarët rreth tij po përpiqen të ndryshojnë sjelljen më konfrontuese që ka patur Amerika  që nga koha kur Richard Nixon shkoi në Kinë gati gjysmë shekulli më parë.

Më 23 korrik, në Bibliotekën Presidenciale Nixon në Kaliforni, Mike Pompeo, sekretari i shtetit, e portretizoi regjimin e Kinës si kërcënimin më të madh për lirinë dhe demokracinë në mbarë botën.

Pompeo tha që Amerika dhe aleatët e saj duhet ta nxisin Kinën të ndryshojë. “Nëse gjunjëzohemi tani, fëmijët e fëmijëve tanë mund të jenë në mëshirën e Partisë Komuniste Kineze.”

Të përfshirë në këto sulme janë Joe Biden dhe fushata presidenciale.

Fushata e Trump dëshiron ta portretizojë kandidatin demokratik si “të butë” për Kinën, duke sugjeruar se Biden nënvlerëson kërcënimin.

Disa analistë shqetësohen se ai do të ishte më pak konfrontues me Xi pasi do të kërkojë bashkëpunim për çështje të tilla si ndryshimi i klimës dhe kontrolli i armëve bërthamore.

Shumë nga këshilltarët e tij të politikës së jashtme janë, në mënyrë të pashmangshme, veteranë të administratës Obama.

A do të ishte më e butë administrata e Biden?

Në një sondazh të kryer nga Universiteti Suffolk dhe usa Sot në fund të qershorit, 51% e të anketuarve thanë që Biden do të bënte një punë më të mirë me Kinën, krahasuar me 41% për Trump.

A mund të jetë presidenti i gatshëm të marrë masa më radikale kundër Kinës, të nxitur nga “skifterët” përreth tij?

Do të duhen më shumë sesa një zgjedhje për t’i dhënë fund epokës së errët të re në marrëdhëniet midis nesh dhe Kinës.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Economist/ Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zgjedhjet presidenciale në Amerikë

Joe Biden, tani ‘luftë të hapur’ me Trumpin