MENU
klinika

Rama apel për Bjellorusinë

“Pranoni ofertën e OSBE, nuk ka axhenda politike, të mësojmë nga…”

28.08.2020 - 09:56

Kryeministri i Shqipërisë në cilësinë e kryetarit të OSBE-së, i bëri thirrje qeverisë së Bjellorusisë që të pranojnë ofertën e propozuar prej organizatës, duke zgjidhur çështjen nëpërmjet dialogut.

Rama në fjalën e tij në mbledhjen e posaçme të Këshillit të Përhershëm të OSBE- së për situatën në Bjellorusi foli për tre çështje kryesore, duke theksuar se kryesia shqiptare e OSBE do t’i qaset kësaj çështje pa asnjë axhendë politike.

“Shpresojmë që do të ketë një përgjigje pozitive nga qeveria e Bjellorusisë që pas zgjedhjeve shprehu gatishmërinë për të diskutuar me homologet e huaj. Kjo është ajo që duam të ndodhë në Bjellorusi. Dialog dhe bisedime. Kjo nuk është imponimi i OSBE mbi Bjellorusisë.

Kjo ofertë vjen nga një organizatë gjithëpërfshirëse që krijo një urë lidhëse mes lindjes dhe perëndimit. Besoj se këto sëbashku e bëjnë OSBE të jenë në një pozitë unike për të ndihmuar Bjellorusinë. Le të jemi të kujdesshëm, të mos jemi pesimist, le të mësojmë të nxjerrim mësime nga dështimi. Jam i ndërgjegjshëm për të qeben si përfshirës i balancuar.

Së pari kryesia shqiptare do ti qaset kësaj pa asnjë axhende politike. I takon Bjellorusise për mënyrën si do ece përpara Bjellorusia.

Së dyti ne do të sigurohemi që të mbetet kështu gjatë gjithë kohës, pa u përpjekur të imponojmë.

Së treti kryesia beson se çdo marrëveshje duhet respektuar nga të gjitha palët. Në të kundër progresi do të zhbëhet.

I bëj thirrje autoritetet bjelloruse, jepini një mundësi kësaj oferte. I bëj thirrje anëtareve të OSBE le të përpiqemi të funksionojë kjo”, tha ndër të tjera kryeministri Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Në këtë moment shenjat s’janë të mira”

Bjellorusi/ Rama: Duhet zgjidhur shpejt, ne mund të ndihmojmë, por…