MENU
klinika

“Kur të Bëhem Mbret”

Premtimi i ëmbël që Princi William i bëri nënës së tij

28.08.2020 - 06:19

Ajo që filloi si një histori e mrekullueshme, përfundoi në dhimbje dhe ndarje! Gjatë rastit të divorcit, Lady Diana dhe Princi Charles shkatërruan gjithçka që kishin ndërtuar.

Të dy u ndanë në vitin 1992, por u deshën katër vjet për të përfunduar padinë e ndarjes. Për Dianën, si dhe për fëmijët e saj, princat William dhe Harry, atëherë adoleshentë, ishte një përvojë e dhimbshme.

Pasoja më e trishtueshme e vendimit përfundimtar ishte humbja e titujve mbretërorë nga Diana. Ajo do të humbiste titullin e “Lartësia e Saj Mbretërore”, që do të thoshte shkëputjen e të gjitha lidhjeve me familjen mbretërore, duke përfshirë edhe fëmijët e saj.

Pavarësisht se ishte nëna e pasardhësit të fronit, pa titull mbretëror ajo duhet të ishte përkulur para fëmijëve të saj dhe ish-bashkëshortit të saj, Princi Charles.

Sipas New York Times, në të vërtetë mbretëresha do ta kishte lejuar Dianën të mbante titujt e saj pas divorcit, por ishte Princi Çarls i cili ishte i papërkulur në vendimin e tij.

Princi William, atëherë katërmbëdhjetë vjeç, e mori divorcin si një çështje personale. Ai e donte shumë nënën e tij dhe donte ta ndihmonte të përballonte divorcin dhe të dilte nga gjendja e trishtimit dhe zhgënjimit në të cilën përfundoi.

Paul Burrell, autor i librit “A Royal Duty” dhe ish-mazhordomi i të ndjerës Lady Di, zbuloi se sa Prince William e ngushëlloi atë në ato ditë.

Në librin e tij ai përshkroi çastin më të ëmbël ndarë mes nënës dhe fëmijës.

Një natë, duke folur me nënën e tij, Princi William i dha asaj një premtim:

“Mos u shqetëso, mami. Një ditë, kur unë të bëhem mbret, do të t’i kthej të gjithë titujt“.

Për një nënë nuk ka asgjë më të çmuar se mbështetja dhe dashuria e pakushtëzuar e fëmijës suaj!

Për fat të keq, Lady Di u nda nga jeta vitin e ardhshëm nën rrethanat që ne të gjithë i dimë, por pavarësisht nga gjithçka, fëmijët e saj vazhdojnë të kryejnë detyrat e saj, duke nderuar kujtimin e mbretëreshës së zemrave të tyre!