30.08.2020 - 17:58
Grupi parlamentar i Partisë Socialiste do të mblidhet të martën me 1 shtator për të marrë porositë për nisjen e fushatës elektorale.
Mbledhja do të zhvillohet në orën 16:00 tek Fish City ne Elbasan.
Mësohet se në fokus do të jetë thirrja e Asamblesë Kombëtare për zgjedhjen e kryesisë së re, marrja e porosive për nisjen e fushatës elektorale.
Gjithashtu socialistët do të informohen për ndryshimet e reja që do të ndërmerren për Kodin Zgjedhor me qëllim hapjen e listave.
Në fokus të diskutimeve do të jenë edhe sfidat e sesionit parlamentar në tërësi.