“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Pse goja vjen erë të keqe? Si ta eliminoj?
Përgjigjet mjeku: Nga lëngjet acidike tek frymëmarrja me gojë, më poshtë gjeni shkaqet e erës së keqe të gojës.
Pasta e dhëmbëve: disa pasta përmbajnë sulfat natriumi lauryl, një përbërës që krijon shkumë, por nuk ka efekt pastrues. Ky përbërës së fundmi është lidhur me disa efekte anësore, përfshirë ulcerat e gojës. Lexoni përbërësit e pastës dhe shmangni ato me “sulfat natriumi lauryl” (ang. sodium lauryl sulphate”).
Ushqimet e pasura me proteina: proteinat ushqejnë bakteret e gojës, që nënkupton se krijojnë më shumë mbetje që vijnë erë.
Ëmbëlsirat: Sheqernat (saharoza, glukoza, fruktoza) janë karburant i mirë për të gjitha llojet e baktereve, duke filluar nga ato që lidhen me erën e keqe, tek mikrobet përgjegjëse për sëmundje të tjera të gojës.
Gurët e bajameve: janë gunga të bardha ose të verdha të mbetjeve bakteriale që formohen në pjesën e pasme të fytit.
Goja e thatë: Tharja e gojës i ndihmon bakteret të lulëzojnë
Duhani dhe alkooli: shkaktojnë tharjen e gojës.
Apnea e gjumit dhe frymëmarrja me gojë: Frymëmarrja me gojë shkakton tharjen e saj.
Lëngjet acide: Bakteret e lidhura me erën e keqe prodhojnë më shumë mbetje në ambientet shumë acide.
Sëmundja e mishit të dhëmbëve: Indet e sëmura të mishit të dhëmbëve ushqejnë dhe mbajnë bakteret duke u dhënë mundësinë të hyjnë në qarkullimin e gjakut.
Mjekimet që ulin imunitetin: e lënë trupin pa mbrojtje kundër rritjes së baktereve.
Mjekimet që thajnë gojën: tharja e gojës ndihmon shtimin e baktereve.
Intoleranca ndaj laktozës: kjo mund të çojë në erë qumështi të prishur kur hani ushqime me bazë qumështi.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.