MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Pse më rriten tregliceridet në gjak. Si t’i ul?

10.08.2020 - 07:30

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Pse më rriten tregliceridet në gjak. Si t’i ul?

Përgjigjet mjeku: Tregliceridet janë yndyrna të cilat, qarkullojnë në gjakun tonë normalisht në një sasi të caktuar. Nëse kjo sasi rritet, ato mund të përbejnë faktor rreziku për formimin e arterosklerozës me pasojë infarkt apo ishemi cerebrale të mundshme. Shkaqet e nivelit të lartë të treglicerideve janë kryesisht:
-konsum i lartë i yndyrnave shtazore, djathit, sheqerit të bardhë dhe ushqimeve që e përmbajnë, brumrave me miell të bardhë dhe alkoolit!

SI MUND TA NORMALIZOJMË NIVELIN E TREGLICERIDEVE:
-Kufizoni sasinë e yndyrës në total! Kufizoni akoma më shumë sasinë e yndyrnave shtazore, eliminoni krejtësisht margarinat dhe vajrat vegjetal të gatimit. Përdorni kryesisht zierje ose pjekje me pak vaj ulliri dhe ujë!
-Konsumoni sa më shumë perimet si brokoli, lakrat, gjethet jeshile, cikoret, pazite, gjethet e panxharit dhe rukola.
-Preferoni në vend të gjalpit, salca të bëra me pak vaj ulliri, hudhra dhe erza si borziloku dhe majdanozi.
-Konsumoni çdo ditë 2 lugë të vogla vaj lini me gjizë pa kripë në mëngjes
-Konsumoni peshkun e vogel 3 herë në javë.
-Eliminoni sheqerin dhe miellin e bardhë, preferoni thekrën dhe drithrat e plotë
-Kufizoni frutat në jo më shume se dy në ditë
Konsumoni çdo ditë nga pak bajame dhe arra si dhe fara lini, kungulli & susami
-Preferoni mishin e bardhë, pa lekurë
-Preferoni pastat dhe orizin integral, në sasi të moderuar
-Preferoni fasulet dhe thjerrzat në vend të mishit të kuq!

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.