MENU
klinika

Shkëlqimi dhe rënia e elbasanishtes...

Pse u injorua dialekti i Elbasanit?

16.08.2020 - 06:04

Nga Shefqet Deliallisi

Ishte viti 1916. Shqiprëia ishte e pushtuar nga austriakët. Një grup personalitetesh dhe gjuhëtaresh mbare-shqiptar dhe te huaj, në Shkodër, organizuan “Komisjen Letrare” për standartizimin e gjuhës shqipe. Ky komision bëri një punë të pastër shkencore. Mjafton të përmendet fakti se në te merrnin pjesë figura kombetare me reputacion absolut si Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Ndre Mjeda, Mati Logoreci, nga veriu i Shqipërisë, dhe si gjuhë e përbashkët u perzgjodh elbasanishtja, kur antari i vetem elbasanas i komisionit ishte Aleksander Xhuvani, në atë kohë vetëm një 36 vjeçar.
Të gjithë pranuan propozimin e Luigj Gurakuqit, që elbasanishtja të shërbente si një urë mes të dy dialekteve kryesore të shqipes, gegnishtes dhe toskërishtes, mbasi dhe kuptohej mirë dhe mund të përdorej me lehte si prej toskërishtfolësve ashtu dhe gegnishtfolësve.
Por le t’i kthehemi historise : shkelqimit dhe renies se elbasanishtes…
Faik Konica, në shkrimin shkrimin e tij : “Të zgjedhim toskërishten apo gegnishten ?” në Gazetë Albania, në vitin 1905, përmend shkruan :
“Është një gjë e thënë popullore në Shqipëri : turqisht’ e Stambollit, greqisht e Anthinës, shqip e Elbasanit. “
Ndersa, Luigj Gurakuqi në fjalën e hapjes së shkollës Normale në Elbasan ne vitin 1909 do te thonte :
“ Elbasani sikundre asht mezi i Shqypnëniës landore, asht dhe do të jetë edhe mezi i Shqypëniës mendore : do të jetë truni, do të jetë zemra e të gjithë shqypëtarvet, Këtu katundësi dhe qytetari do të bashkëjetojnë e do të bahen nji. Këtu Toska me Gegën do të derdhen, do të ntreten, do të përzihen bashkë, do të përnjëshmohen ….këtu gjuha shqype tue u përkulun pas kësaj ligjërate t’ambël do të marrë një fytyrë të përbashkme……..”
Aubery Herbert, parlamentari britanik, mik i madh i Shqiperise, në ditarin e tij gjatë vizitës në Elbasan, në 13 shtator 1913, bën një krahasim interesant mes shqipes se folur në Elbasan, dhe gjermanishten se folur ne Hanover,qe vleresohej si gjermanishtja më e mirë :
“Elbasani është një lloj Hanoveri në Shqipëri. Në këtë vend, ku puqen veriu dhe jugu flitet shqipja më e mire.”
Në vitin 1923 Kryeministri i Shqipërisë autorizoi administratën shtetrore që për bazë të gjuhës zyrtare të kishte të folmen e Elbasanit. Kete urdhërese te qeverisë e komenton Aleksandër Xhuvani në shkrimin “Dhialekti i Elbasanit” , në Gazetën Elbasani :
“Urdhënin e Kryeministris për t’u përdorun dhialekti i Elbasanit në shkresat zyrtare e gjejmë të drejtë e t’arsyeshëm. Ky vendim i Kryeministris nuk asht nji gja arbitrore e pa vend, por nji punë qi vërteton edhe shtie në veprim shumë vendime të përparshme të marruna prej kongresesh të ndryshme qi janë mbledhun në kohë të Turqis për të rregullue çashtje të gjuhës e t’arsimit t’onë. Kongresi i Manastirit i mbledhun më 1909 e i marrun prapë me çashtje arsimi e gjuhe , u poqën e u bashkuen në nji pikë për punë të gjuhës : në përdorimin e të folmes s’Elbasanit si gjuhë shkrimi të përbashkët. Ky vendim i këtyne dy Kongreseve u përteri e u vërtes edhe në kohë të pushtimit austriak, kur u themelue në Shkodër Komisija Letrare për zhvillimin e përmirësimin e gjuhës e të letresis s’onë. Edhe ajo Komisi pranoi atëherë si themel të nji gjuhe të përbashkët dhialektin e Elbasanit. Veç këtyneve , ma të shumtët e dijetarëvet e të albanologëvet janë prapë të këtij mendimi : qi dhialekti i Elbasanit të merret si bazë për nji gjuhë shkrimi , por, natyrisht i përmirësuem e i qëruem. Në nji Promemoria qi bani në kohë t’Austris professor Nachtigalli, i cili bashkë me doktor Pekmezin e me Andre Mjedën u dërgue atëhere prej kumadës ushtriake n’Elbasan për të studiue gjuhën , kët dhialekt porosiste e këshillonte për me u marrë si bazë shkrimi të gjuhës. Arsyet qi përmendte profesor Nachtigali në Promemoria të tij për të pshtetun tezën e vet shkencore e glottologjike, po ne po përmendim këtu nji të vetme qi dihet prej të gjitheve : qi dhialekti i Elbasanit asht i kuptueshëm prej të dy kryefisevet shqiptare , prej Toskëvet e prej Gegëvet . Këte gja e kanë konstatue të gjithë ata qi kanë pasun kohën të qindrojnë pakë kohë n’Elbasan e të ndëgjojnë të folmen e këtij qyteti. Si fonetikisht, ashtu edhe morfologjisht e syndaktisht ky dhialekt i përmbleth elemente prej të dy dhialektevet të tjerë, prej Gegënistes së sipërme e prej Toskënishtes e asht si nji urë bashkimi në mes të këtyre dy dhialektëve.
Por sikurse ka ndodhun në gjuhët e tjera , kështu do të ngjajë edhe dhialekt, në të cilën do të kullojnë e në këte do të treten gjithë të mirat e dhialektevet të tjerë , tue u njazue ashpërija e Veriut me butësin e Jugut.
Pra, vendimi i Kryeministris , si kunorëzim i vendimevet e i dëshiravet të përparshme, asht si thamë, i drejtë e i arsyeshëm…..”
Dialekti i Elbasanit konsiderohet perparesi e Elbasanit në momentin e caktimit të Kryeqytetit të Shqipërisë në vitin 1923. Në një editorial të gazetës Elbasani shruhej:
“Elbasani në pikpamje gjuhsore, asht i vetmi qytet, i cili sikundër e lidhë politikisht Shqipniën e veriut me atë të Jugës, ashtu edhe me gjuhë lidhë këto dy pjesë, në këtë mënyrë dialekti i Elbasanit, asht “trait d’ union i” i dialektevet të Gegniës e të Toskëniës. Për këte arsye në kohën e Turqiës më 1909, Kongresi Arsimuër u mblodhë n’ Elbasan, dhe vendosi hapjen e Shkollës Normale t’ atëhershme po këtu n’ Elbasan, e cila prej asij kohe, ishte Instituti ma i nalt I rilindjes Kombëtare. Gjithashtu po për këtë arsye, Komisioni Arsimuër në kohën e okupasionit Austriak, patë pranuë dialektin e Elbasanit, si për gjuhë zyrtare të Shqipniës. Nashti së voni, edhe Ministrija e Arsimit që prej vitit 1920, po këtë dialekt ka pranuë e pëdoruë gjer më sot, si për gjuhë zyrtare të Shtetit.”
Nuk kishte si të mos shprehej për këtë problem dhe “ babai i tragjedisë shqiptare” shkrimtari Et’hem Haxhiademi. Në nje intervistë me titull : ‘ Gjuha Letrare : të preferohet dialekti i Elbasanit’, në vitin 1940 ne Gazeten Tomorri :
“Dialekti i Elbasanit është bashkimi natyral i dy dialekteve të mëdhenj : toskërishtes dhe gegnishtes. Në pikpamje morfologjike dialekti i Elbasanit është toskërisht, dhe në pikëpamje fonetike është gegënisht.”
Në prill të vitit 1940 ne Kuvendin e Parë Albanologjik te Institutit të Studimeve në Tiranë, Mustafa Kruja nje nga gjuhetaret me te shquar, vazhdoi të mbështese të folmen e Elbasanit si bazë për gjuhën standarte shqipe.
Dhe me pas, erdhi përmbysja e madhe, qe filloi në vitin 1946.
Arbitrarisht Ministria e Informacionit dhe Propagandës, drejtuar nga Sejfulla Malëshovës urdhëroi mos rrespektimin e gjuhes zyrtare. Gjithiçkaduhej të shkruhej toskërisht. Ministria e Arsimit pasoi me urdherin qe edhe abetarja te shkruhej toskerisht. Ky veprim u kundërshtua fort nga prof. Aleksandër Xhuvani, i cili nuk e pranoi heqjen e elbasanishtes. Me te u bashkua dhe prof. Eqerem Cabej e tje. Duket autoriteti shkencor i pa diskutueshem, pse jo dhe ai politik i Aleksander Xhuvanit, beri qe ligjerimi perfunditmar i renies se elbasanishtes, dhe imponimi me dhune i toskerishtes qe kish filluar qe ne vitin 1946, te behej ne vitin 1972, ne Kongresin e Drejtshkrimit, pas vdekjes se Xhuvanit..
Ajo që të habit në gjithë këtë histori është fakti se në Kongresin e Drejtshkrimit të vitit 1972, elbasanishtntja,si një dialekt kompromisi mes toskërishtes dhe gegërishtes, u injorua plotesisht. U injoruan dhe konsideratat ne vite te gjithë personaliteteve të shquar të gjuhësisë e më gjerë.?!! U injorua fakti që gjuha standarde, me bazë elbasanishten ishte zbatuar tashmë për 30 vjet në Shqipëri (nga 1916 deri me vitin 1946), dhe 50 vjet në Kosovë dhe në trojet e tjera jashtë Shqiperisë…
Vec shkakut ideologjik dhe politik asnjë tjetër s’mund te jetë bindës…
Një pyetje natyrshëm lind : a ështe më e mundur të kthehemi pas te elbasanishtja apo ajo i tashmë i takon vetëm historisë ?
Po e mbyll shkrimin me vjershën“Dialekti Elbasanas” te shkrimtarit dhe publicistit te shquar elbasanas Filip Papajani:

“Gjuh’ e pastër’ e Elbasanit;
Thjesht shqiptare.
N’tingëllim t’ambël t’zanit,
Asht letrare!
Ambëlson t’egrën Gegnishte,
Fort shijon t’thatën Toskënishte….

Shënim: Redaksia e ‘Konica.al’ për ilustrim të idesë së autorit, po e boton shkrimin në origjinal.