Dy persona janë arrestuar në Durrës pasi kanë qëlluar me armë.
Në pranga kanë rënë shtetasit D. M., 34 vjeç dhe K. M., 49 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Personat në fjalë kanë qëlluar në ajër me një armë zjarri pistoletë, gjatë kohës që kanë qenë duke udhëtuar së bashku me një mjet tip “Audi”, i cili është sekuestruar si provë materiale.
Njoftimi i policisë:
Qëlluan me armë zjarri në ajër, Policia identifikon dhe arreston në kohë rekord autorët.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, pas një pune hetimore të mirorganizuar dhe profesionale, brenda pak orëve kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e një ngjarjeje të ndodhur në lagjen nr. 15 Durrës, ku dy shtetas qëlluan në ajër me armë zjarri.
Në sajë të veprimeve hetimore të menjëhershme kanë identifikuar dhe arrestuar autorët e dyshuar, shtetasit D. M., 34 vjeç dhe K. M., 49 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Këta dy shtetas dyshohet se kanë qëlluar në ajër me një armë zjarri pistoletë, gjatë kohës që kanë qenë duke udhëtuar së bashku me një mjet tip “Audi”, i cili është sekuestruar si provë materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.