MENU
klinika

Projekti për Orikumin dhe Ksamilin

Qeveria i kërkon BB 33.85 milionë dollarë shtesë

26.08.2020 - 15:26

Qeveria shqiptare i është drejtuar Bankës Botërore, me kërkesën që projekti për Zhvillimin e Turizmit dhe Integrimin Urban, i nisur pak vite më parë, me fokus katër bashki, të zgjatet në kohë, si dhe të marrë një shtesë financimi prej 33.85 milionë dollarë.

Këtë herë qeveria nënvizon se Ksamili dhe Orikumi do të jenë qendrat ku do të vendoset vëmendja më e madhe, teksa në projektin origjinal ishin katër bashki, Berati, Përmeti, Gjirokastra dhe Saranda. Zyra e Bankës Botërore në Tiranë konfirmoi për A2 se ky është një financim shtesë për projektin ekzistues, siç bëhet edhe për shumë projekte të tjera në energji, shëndetësi, mjedis, ujitje etj.

Për institucionin financiar ndërkombëtar, kjo është një praktikë e zakonshme. Lidhur me financimin shtesë bordi pritet që të marrë një vendim më 31 janar 2021.

Projekti për Zhvillimin e Turizmit dhe Integrimin Urban është një ndër disa projektet që u financuan përmes kornizës 5-vjeçare që ka Banka Botërore për Shqipërinë. Ai ka një financim total prej 71 milionë dollarësh.