MENU
klinika

“S’ka marrëveshje me Greqinë. Grupi negociator kalon nga Presidenti”

Rama reagon sërish për çështjen e detit: Do ta pësojnë ata që…

29.08.2020 - 13:06

Kryeminsitri Edi Rama reagoi sërish për çështjen e detit teksa ndodhej në Shijak ku ndoqi nga afër procesin për rindërtimin e banesave nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ministri Ahmetaj e njoftoi se kanë përfunduar të gjitha procedurat për grantet, përveç rastit të Greqisë. Kaq mjaftoi që Rama të komentojë dhe të thotë se tani do flitet për konspiracion.

I pari i qeverisë u shpreh se nuk ka asnjë marrëveshje me Greqinë për detin dhe se negociatat janë ndërprerë që kur atje u ndryshua qeveria. Rama shtoi se madje nuk ka as grup negociator, i cili do të kalojë patjetër nga Presidenti për të marrë besimin.

Ahmetaj: Të gjitha grantet përveç grantit 2,5 mln të Greqisë janë të përfunduara proceduarat dhe ka nisur zbatimi në terren

Rama: Mund të jetë konsipracion për detin… se është për të vënë duart në kokë se ka njerëz që nuk besojnë dhe ata që e firmosën atë marrëveshjen e famshme i kanë dalë detit në mbrojtje nga ne. Kuptojeni të gjithë, s’ka marrëveshje, nuk është arritur. Negociatat janë ndërprerë qysh kur u ndryshua qeveria në Greqi. Grupi negociator kalon edhe përmes Presidentit. Të thuash sot bëj transparencë për diçka që nuk ekziston është qesharake dhe dashakeqase. Ky popull është i mencuar, kush e merr për budalla e pëson. Kjo është një tjetër arsye pse do ta pësojnë përsëri ata që duan ta bëjnë për budalla me këtë historinë e detit.

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!