MENU
klinika

Merkatoja europiane

Real Madrid hidhet në sulm për të marrë Lukakun

19.08.2020 - 15:44

Real Madrid po mendon të bëjë përforcime për sezonin e ardhshëm. Sipas portalit francez “Le10Sport”, Romelu Lukaku është një nga objektivat e merkatos së “Los Blancos”. Belgu ka qenë deri më tani forca lëvizëse e zikaltërve në sezonin aktual, duke shënuar shumë gola për skuadrën e drejtuar nga Antonio Conte.

Sigurisht, shpërthimi tek Interi vetëm sa e lartëson figurën e këtij sulmuesi, i cili ka spikatur në skenën e futbollit europian edhe përmes kombëtares së tij, Everton dhe Manchester United.

Sulmuesi belg shihet si një nga kandidatët e mundshëm për të zëvendësuar 33- vjeçarin Karim Benzema në “Bernabeu”, megjithëse qëllimet e vërteta të Florentino Perez do të ishin Mbappé dhe Haaland.

Lukaku dhe Sadio Mané konsiderohen si alternative për majën e sulmit të bardhë, pasi Benzema të hapë krahun në atë pozicion. Gjithsesi, Inter nuk do të hiqte dorë nga një lojatr i tillë, prandaj do të ngrinte cmimin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Theu rregullin pas fitores me Leipzig

Neymar rrezikon finalen e Champions League


Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin