Ditën e sotme ka rinisur pjesërisht mësimi në disa nga shkollat e vendit që pas mbylljes së shkollave nga pandemia Covid-19.
Sot janë rikthyer në banka fëmijët e klasave të para deri në të pestë të ciklit fillor. Sipas njoftimit të Ministrisë së Arsimit disa ditë më parë nga data 31 gusht deri në 11 shtator në do të zhvillohet mësim plotësues vetëm për ata nxënës të cilët nuk kanë pasur mundësi të ndiqnin mësimin online gjatë periudhës mars-maj.
Bëjmë me dije se në datën 31 gusht deri në 11 shtator do të zhvillohen mësime plotësuese vetëm me ata nxënës të klasave 1-5 (cikli fillor), të cilët nuk kanë pasur akses dhe mundësi gjatë periudhës së mësimit online, mars–maj 2020.
Ky program plotësues i pajis këta nxënës me njohuritë dhe aftësitë gjuhësore dhe matematikore që i përkasin programit mësimor, të zhvilluar në periudhën mars-maj 2020″, njoftoi më het Ministria e Arsimit.
Burime bëjnë me dije se në banka janë rikthyer rreth 4500 fëmijë të komunitetit rom, egjiptian dhe të shtresave në nevojë. Shkolla për pjesën tjetër të fëmijëve nis më 11 shtator dhe sipas udhëzimeve do të zhvillohet në bazë të protokolleve të caktuara nga Ministria.
Kujtojmë që shkollat u hapën gjatë fundit të muajit maj vetëm 2 javë për maturantët të cilët do të zhvillonin provimet.