Skuadrat e mëdha në Serie A i kanë dhënë fund kampionatit. Roma ka përmbysur Juventus në Torino 3-1, Milan fiton 3-0 në shtëpi me Cagliarin, Inter fiton 2-0 në Bergamo me Atalantën, ndërsa Napoli mposht 3-1 Lazion.
Një ditë për t’u mbajtur mend për Giacomo Vrionin, që debuton me fanellën e Juventusit në Serie A. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare hyn në lojë në minutën e 84’ në vend të Higuain.
Kampionët e Italisë nuk kanë pasur në dispozicon shumë lojtarë për ndeshjen e sotme, mes të cilëve Cristiano Ronaldo. Një fitore me përmbysje për verdhekuqtë pas golit të shpejtë të realizuar nga Higuain në minutën e 5-të. Kalinic (23′), Perotti (44′, pen. 52′) kanë shënuar për skuadrën e Fonseca-s.
E ka mbyllur me një fitore bindëse kampionatin Milan-i. Kuqezinjtë, në fakt, kanë mundur 3-0 në shtëpi Cagliari-n. Ndeshja është zhbllokuar nga një autogol i Klavan në minutën e 11-të, ndërsa Ibrahimovic ka dyshuar për vendasit në të 55-ën, duke shlyer penalltinë e gabuar në fundin e pjesës së parë. Castillejo ka fiksuar shifrat në 3-0 në minutën e 57-të.
Inter e ka mbyllur me një fitore të rëndësishme sezonin, duke mbajtur vendin e dytë. Lojtarët e Conte-s kanë gjetur golin që në minutën e parë të takimit dhe kanë realizuar të dytin në minutën e 20-të me Young.
E mbyll me fitore edhe Napoli, që ka mundur në San Paolo 3-1 Lazio-n, por fituesi i vërtetë i ndeshjes ka qenë sulmuesi i bardhekaltërve, Ciro Immobile. Me golin e shënuar sot, ai e ka mbyllur kampionatin me 36 realizime.