MENU
klinika

Nuk aplikojnë!

Sa përqind të garancisë sovrane marrin bizneset?

22.08.2020 - 19:27

Humbjet e bizneseve janë të mëdha, si pasojë e pandemisë, por kapërcimin e saj nuk e shohin tek marrja e garancisë sovrane. Edhe pse ka më shumë se 2 muaj që janë hapur aplikimet për garancinë e dytë, përfituesit janë në numër tepër të vogël.

Vetëm 148 biznese kanë marrë garancinë e dytë sovrane që prej fillimit të aplikimeve në muajin qershor. Ministria e Financave thotë se deri më datë 17 gusht kanë aplikuar 295 biznese dhe e ka marrë vetëm gjysma prej tyre.

Në dispozicion të bizneseve me garancinë e dytë nga qeveria u vendos shuma prej 15 miliardë lekësh, ndërkohë që nga biznese nuk është marrë më shumë se 30% e saj. Sipas të dhënave deri më tani për 148 bizneset të cilëve iu është miratuar kredia kanë marrë vetëm 4.7 miliardë lekë.

Më herët vetë bizneset kanë ngritur shqetësimet e tyre për këtë garanci e cila sipas tyre ka normë të lartë interesi dhe kërkohen shumë kushte nga bankat në mënyrë që ta përfitosh atë. Aplikimet për këtë linjë garancie do të mbyllen në fund të muajit shtator, pas shtyrjes së afatit që iu bë në 1 gusht.

Kjo garanci u miratua nga Këshilli i Ministrave në muajin maj, është me një normë interesi jo më shumë se 5%, dhe shteti garanton 60% të vlerës së kredisë ndërsa 40% mbulohet nga bankat, të cilat kërkojnë kolateral.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Qeveria garanton 60% të principalit të çdo huaje

Garancia sovrane 2/ Denaj: Afat shlyerje deri në 5 vjet

Intervista/ Situata ekonomike dhe zgjidhjet

Civici: Të shtyhet një vit shlyerja e kësteve të kredive


shkak, temperaturat e larta dhe thatësira e prillit!

Prodhimi i grurit rus, në pikëpyetje

Ndikim të drejtpërdrejtë financiar në të gjithë kategoritë

Gati ndryshimi rrënjësor për pensionet! Detajet

Paralajmërimi i miliarderit Elon Musk

“Dollari mund të bëhet i pavlefshëm…”