MENU
klinika

Analiza

Sa rrezikojmë nga hapja e shkollave?

29.08.2020 - 15:33

Si Shqipëria, ashtu edhe vendet europiane po përgatitet të rihapin shkollat në ditët në vazhdim për vitin e ri akademik, edhe pse ekspertët e shëndetësisë kanë ngritur alarmin se rikthimi në bankat e shkollave ka të ngjarë të kontribuojë në përkeqësimin e pandemisë,  Shumë nxënës nuk kanë qenë në shkollë për gjashtë muaj, pas mbylljeve që filluan në mars për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Por pavarësisht vullnetit të qeverisë për të hapur shkollat, disa sindikata mësuesish kanë shprehur shqetësimin për sigurinë e personelit.

Shqetësimi është rritur më shumë pasi një studimi nga Koreja e Jugut ka zbuluar se fëmijët mund të mbajnë koronavirusin në hundë deri në tre javë, duke u kthyer kështu në super-përhapës të pandemisë globale.  Studimet e hershme kanë zbuluar se shumica dërrmuese e fëmijëve me virus kanë simptoma të lehta ose fare. Ekspertët thonë se shumica dërrmuese e fëmijëve të infektuar janë duke luajtur një rol “të rëndësishëm” në mundësimin e përhapjes së infeksionit nëpër komunitete.

Ekspertët në mbarë botën theksojnë rolin e vazhdueshëm të distancës sociale dhe higjenës ndërkohë që fëmijët kthehen në shkollë.

Presidenti i Kolegjit Britanik të Pediatrisë dhe Shëndetit të Fëmijëve, Prof Russell Viner shpjegon se edhe pse e dimë me siguri që fëmijët mund të infektohen nga virusi, të dhënat nga testet e gjakut të antitrupave sugjerojnë se të miturit mund të jenë më pak të ndjeshëm ndaj koronavirusit sesa të rriturit, veçanërisht fëmijët nën moshën 12 vjeç.

Çfarë thotë studimi i Koresë së Jugut?

Studimi, i bazuar në 91 fëmijë, zbuloi se edhe në mesin e fëmijëve me pak ose aspak simptoma, virusi mund të gjendej në hundë ose në rrugët e frymëmarrjes deri në tre javë më vonë. Autorët thonë se fëmijët ishin të aftë të infektonin jo një por disa anëtarë të familjes.

Dr Roberta DeBiasi, shefe e departamentit të sëmundjeve pediatrike në Spitalin e Fëmijëve në Uashington DC, tha që do të ishte “jo-logjike të mendojmë se fëmijët nuk kanë asnjë rol në përhapjen e Covid-19” duke pasur parasysh se ata bartin virusin.

Por profesori i shëndetit të fëmijëve në Universitetin e Liverpolit, Prof. Calum Semple thotë nga ana tjetër se gjendja e materialit gjenetik të virusit në traktin respirator nuk nënkupton se ata e përhapin lehetësisht Covid-19, veçanërisht tek njerëzit që nuk kanë simptoma të rëndësishme të tilla si kollitja dhe teshtitja.

Siç thekson Semple, hapja e shkollave nuk është një hap i gabuar, por paraqet grupin e vet të rreziqeve. Edhe pse rreziku i saktë që paraqesin fëmijët mbetet një pyetje e hapur për momentin, përgjigjja e kësaj pyetjeje do të jetë jetike për kontrollimin e shpërthimeve në të ardhmen.

“Të dhënat tregojnë se shkalla e transmetimit të virusit, është në fakt më e lartë mes mësuesve. Prandaj na duhet të marrim masat t’i mbrojmë mësuesit dhe nxënësit, sepse po hyjmë në një krizë globale arsimore, me mbi një miliardë fëmijë jashtë shkollave”, thotë Oksana Pyzik, eksperte e shëndetit publik në Kolegjin Universitar në Londër.

Zyrtari më i lartë shëndetësor në Britani deklaroi këtë javë se shanset që fëmijët të preken nga Covid-19 dhe si rezultat të kenë probleme serioze afatgjata, të lidhura me kthimin në shkollë, janë jashtëzakonisht të vogla. “Të dhënat se mos shkuarja në shkollë shkakton dëme afatgjata tek fëmijët, janë shumë të qarta dhe kjo përfshin perspektivën e tyre afatgjatë”, thotë Chris Whitti.

Britania, ndryshoi qëndrim këtë javë, duke thënë se të gjithë nxënësit e shkollave të mesme duhet të vënë maska në ambientet e përbashkëta, por jo në klasa Një rregull i ngjashëm do të zbatohet në Francë, ku të gjithë të rriturit dhe nxënësit nga klasa e gjashtë e lart, duhet të mbajnë maska Italia po e bazon politikën e rihapjes së shkollave, duke e bazuar tek testimet për mësuesit dhe nxënësit.

“Është e qartë se në rastet kur ke grupe të mëdha të infektuara, do duhet të mbyllet shkolla nëse është e nevojshme, ose vetëm klasa e prekur, ose fëmijët do të qëndrojnë në shtëpi”, tha Pierpaolo Sileri, Zëvendës ministër Italian i shëndetësisë.

Javën e kaluar, Spanja regjistroi numrin më të lartë të infeksioneve, që nga kulmi i pandemisë. Megjithatë numri i vdekjeve vazhdon të mbetet shumë më i ulët. Qeveria thotë se rihapja e shkollave është përparësi.

“Është detyrimi ynë ndaj nënave, baballarëve, nxënësve, djemve dhe vazjave tona, mësuesve dhe personelit, që ta bëjmë një gjë të tillë në një ambient të sigurt”, tha kryeministri Pedro Sanchez.

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!