MENU
klinika

Editoriali i The Washington Post

Sërish nder Putinit?! Pse Trump hesht për Bjellorusinë?

23.08.2020 - 09:04

Duke pare sesi demokracia është katandisur vitet e fundit, kërkesat e njerëzve të Bjellorusisë që vota e tyre të respektohet, dhe jo të vidhet, duket si kauzë e zakonshme për Shtetet e Bashkuara.

Dhjetëra mijëra njerëz kanë protestuar dhe kanë dalë në grevë në përgjigje të vjedhjes së votave të tyre në zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit në të cilat Presidenti Aleksandër Lukashenko e shpalli veten fitimtar.

Por Presidenti Trump nuk ka thënë asnjë fjalë në lidhje me këtë kryengritje popullore.

Epo, ai shqiptoi disa fjalë, nëntë ditë pas zgjedhjeve. “Më pëlqen të shoh demokraci,” tha Trump të martën. “Demokracia” është një fjalë shumë e rëndësishme. Nuk duket se ka shumë demokraci atje, në Bjellorusi ”. Ai shtoi se protestat ishin “paqësore”, duke mos thënë asgjë për goditjen e dhunshme të qeverisë së Lukashenko ndaj demonstruesve. “Unë mbështes demokracinë,” tha Trump. “Mirë, ndonjë pyetje tjetër?”

Po, ja disa pyetje të tjera: Pse Shtetet e Bashkuara nuk e ngrejnë zërin për Bjellorusinë? Pse, në veçanti, Trump dukej se kishte pambuk në gojë kur bëhet fjalë për njerëzit e guximshëm të Bjellorusisë? Pse ai nuk ka mbajtur një fjalim për këtë? Pse Trump nuk vendos sanksione ndaj zyrtarëve të Bjellorusisë që kanë rrahur në mënyrë të egër të arrestuarit?

Trump thotë se “demokracia” është një “fjalë shumë e rëndësishme”, por ai nuk ka plan, ose më keq, as dëshirë, të veprojë.

Ndoshta Trump nuk ka dëshirë të shqetësojë Presidentin rus Vladimir Putin, i cili ka shumë kohë që aspiron të shndërrojë Bjellorusinë në një provincë të Rusisë.

Trump Administration Expected to Appoint First Ambassador to ...

Ne mendojmë se një president i mëparshëm republikan, Ronald Reagan, do të kishte mbajtur një fjalim ose dy deri tani.

Ndërsa Bashkimi Evropian u ka ofruar ndihmë protestuesve, filloi përgatitjen e sanksioneve kundër zyrtarëve të Bjellorusisë përgjegjës për brutalitetin, Trump nuk ka bërë asnjë nga këto veprime.

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo ka bërë disa deklarata, ku ka mbetur peng i “gjuhës diplomatike”. Edhe kjo nuk mjafton.

Pompeo duhet t’i dërgojë një sinjal të fortë publik Lukashenkos që, duke mos respektuar vullnetin e njerëzve, nuk do të bëjë biznes si zakonisht me Shtetet e Bashkuara.

Demokracia është e rëndësishme, dhe po kështu janë veprimet.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Washington Post/ Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rusia po kërkon ta pushtojë?

Bjellorusia, Krimeja e ardhshme?