MENU
klinika

Manastirliu: Na pret një periudhë e vështirë

‘Shefqet Ndroqit’ i shtohen edhe 50 infermierë të rinj

07.08.2020 - 12:08

Spitalit “Shefqet Ndroqi” që trajton pacientët e infektuar me CVOID-19 do i shtohen edhe 50 infermierë të rinj, të cilët do të ndihmojnë mjekët për t’u kujdesur për pacientët e shtruar në këtë spital.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila ishte edhe vetë në spitalin COVID 2 për t’i uruar infermierët e rinj në punën e vështirë të cilën e kanë marrë përsipër.

Disa nga këta infermierë janë edhe infermierët që ishin pjesë e misionit të parë të grupit të dërguar në Itali për të ndihmuar në sopitalet italiane, në kohën kur shteti fqinj ishte vendi më i goditur nga koronavirusi.

“Kemi raste të konfirmuara ashtu sikurse kemi raste të dyshuara të mundssme që janë duke u trajtuar për simptomat e COVID-19. Tashëm edhe ju do is htoheni armatës së mjekëve për t’u shërbyer pacientëve dhe për të ndihmuar mjekët dhe infermierët në këtë spital.

Pjesë e infermierëve të “Shefqet Ndroqit” do të jenë edhe një pjesë e infeermierëve që ishin në misionin e parë në Itali, me eksperiencën që morën në atë vend. Mjekët dhe infermierët janë heronjtë e ditës që përballen me shumë vështirësi. Është në dorën tonë këputja e zinxhirit të infeksionit duke respektuar rregullat.

Jemi duke fuqizuar kapacitetet spitalore përsa i përket spitaleve. Më e rëndësishme janë burimet njerëzore, që në sistemin tonë janë të limituara”, tha ndër të tjera Manastirliu.

Sulmi i përgjakshëm në tregun e Krishtlindjeve

Autoritetet gjermane përballen me kritika

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!