MENU
klinika

Na bën fati, apo bëjmë fatin?

“Nuk fshihet tek yjet fati ynë, por brenda nesh”

10.08.2020 - 14:40

          Nga se varet fati ynë? Uilliam Shekspir na përgjigjet përmes zërit të pavdekshëm të udhëheqësit Jul Cezari. Po e fillojmë me një mendim të Uilliam Shekspirit, marrë nga tragjedia “Jul Cezari”. Një ftesë për ta marrë jetën në duart tona dhe ta formësojmë atë sipas dëshirave tona më të thella./Konica.al

Fati ynë është brenda nesh

Të jesh apo të mos jesh? Kjo është dilema që na dha Shekspiri përmes zërit të pavdekshëm të Hamletit. Vallë është më mirë të vuajmë goditjet e forta të jetës apo të veshësh armët kundër një det shqetësimesh? Në themel të kësaj dileme të pazgjidhshme, ekziston një vizion i dyfishtë i jetës. Nga njëra anë, ka nga ata që ia besojnë vetes dhe fatin e tyre yjeve, ose më saktë fatit. Nga ana tjetër, ka nga ata që vendosin të jenë arkitektë të fatit të tyre, të cilët luftojnë dhe përleshen çdo ditë për të realizuar dëshirat e tyre të thella. Me këtë frazë, që i është besuar një prej përçuesve më të guximshëm të historisë njerëzore, Jul Cezari, Shekspiri na inkurajon të shikojmë thellë brenda vetes për të lexuar dëshirat tona dhe t’i bëjmë ato tonat.

Me “Jul Cezari”, një vepër që është një prelud i periudhës së tragjedive të mëdha, Shekspiri rishikon konfliktin shembullor dhe gjithnjë të pranishëm midis republikës dhe perandorisë, midis autoritarizmit dhe demokracisë. Dhe zbulon me mjeshtëri dimensionin teatral të politikës, retorikën dhe sjelljen e tij. Në këtë dramë, me natyrë të theksuar politike, çdo veprim është i lidhur në mënyrë të pandashme me dëshirën për të bërë mbizotërimin e opsioneve ideologjike të dikujt dhe nevoja pasuese për të bindur njerëzit që t’i përmbahen atyre. Kështu, historia shpaloset si një arenë e madhe e bindjes, në të cilën fuqia e fjalës, simulimi dhe shtirja formojnë fatet e njerëzve.

Ka nga ata që besojnë tek fati, sikurse ka nga ata që nuk besojnë në të. Madje, edhe fetë dhe filozofitë nuk dinë ta trajtojnë si duhet këtë koncept. Teksa e mendojmë, hasim thuajse të njëjtën vështirësi që na ngacmon kur pyesim veten nëse ekzistenca jonë vazhdon apo jo edhe pas vdekjes? Jeta jonë është e paracaktuar, apo jemi vetëm arkitektët e fatit tonë përmes zgjedhjeve që bëjmë? Siç ndodh shpesh, realiteti është njëherazi më i thjeshtë dhe më i ndërlikuar nga sa besohet. Vizionet e ndryshme janë shkëputje të një pjese të tërësisë. Koncepti i fatit nuk ka pse të na përndjekë kur jetojmë jetën tonë të përditshme. E rëndësishme është të kuptojmë, që kjo në të vërtetë është rezultat i planifikimit të jetës tonë, brenda një evolucioni që përfshin dhjetëra e qindra jetë. Mirëpo, nuk duhet kurrsesi ta lejojmë që të na frenojë, përkundrazi të jetojmë çdo ditë sikur të mos kemi kufij, duke ndjekur zemrën tonë. Zemra jonë e di saktësisht se ku dëshiron të shkojë shpirti ynë, çfarë përvojash dëshiron të ketë, çfarë është e rëndësishme të zgjedhësh në një rast dhe çfarë të zgjedhësh herën tjetër./Konica.al

Fati, është mençuria të dish të zgjedhësh.

Fati, sado i gjatë dhe i ndërlikuar qoftë, mund të përmblidhet në një çast të vetëm: momenti kur njeriu mëson një herë e përgjithmonë kush është ai.

Nëse bota do qeverisej vërtet nga fati, nuk do të kishte padrejtësi. Sepse fati është i drejtë. 

 

Të shumtë janë filozofët që kanë përdorur termin fat, ose krejt e kundërta, pra ata janë “përdorur” nga ai: konceptimi i fatit, përmes romantikëve, Hegel dhe Kierkegaard, ose përmes Antikëve, Platoni, Aristoteli dhe stoikët, është një terren i përzgjedhur për ata që duan të kuptojnë ndotjen, në qasjen filozofike, të imazheve dhe koncepteve. Shembulli i Kierkegaard është ndriçues: në punën e tij, veçanërisht në “Ose… ose…”, ku vërehet kapërthimi i tre modeleve kulturore: modeli hebre, modeli i krishterë dhe modeli grek.

Tragjedia e vjetër, ajo e Agamemnonit, por edhe e Antigonës, është një tragjedi spektakël dhe nyja e një bashkimi me dhimbjen: “Kjo shpreh qartë se Antigona jonë është gruaja e pikëllimit. Gjithë jetën e kaloi, duke vajtuar fatin e të atit dhe fatin e saj”. Fati është vajtimi, spektakolar tek antikët, i heshtur për modernët, për një komunitet të jetës së humbur.

Modeli i krishterë frymëzon absolutisht temën e etikës dhe seriozitetit, por edhe fatin e Krishtit, i cili qan mbi Jeruzalem: “Nuk është profeti që njofton të ardhmen, fjalët e tij nuk ngjallin shqetësim të ethshëm, sepse ajo që është ende e fshehur, ai e sheh para syve të tij”. Fati atëherë njihet si profeci e përmbushur, shoqëruar me dhimbje, jo si rezultat i injorancës së vetes, por përballë injorancës së të tjerëve, në këtë rast populli i Izraelit.

Së fundmi, sipas modelit hebre, Abrahami, atëherë Jobi, u ankua pa e kuptuar, vetëm mirëkuptuar, por me një siguri të drejtpërdrejtë dhe të menjëhershme se “në lidhje me Zotin ne jemi gjithmonë gabim”. Kështu, fati nënkupton lidhjen e subjektit me njohuritë që ai ka për jetën dhe vdekjen: siguri retrospektive dhe ende e verbër në rastin e tragjikes greke./Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Artur Rembo - poeti i mallkuar

“Shekspiri i mitur” i simbolizmit francez

Frojdi, psikanaliza dhe letërsia

“Ëndrrat shprehin kujtime dhe njohuri”


Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen