SPAK ka nisur hetimin për inceneratorët e Tiranës, Fierit dhe Elbasanit, për shkelje të barazisë në tendera.
Mësohet se hetimet po i zhvillon prokurori Dritan Prenci.
Po ashtu, bëhet me dije, se janë çuar shkresa në disa institucione, si QKB dhe do merret edhe një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Pasi të mblidhet gjithë dokumentacioni, pritet që të nisë hetimi nga SPAK.
Burime nga SPAK thonë që në fillim të shtatorit pritet të merren në pyetje personat e përfshirë.
Kujtojmë që më herët ka pasur një kallëzim nga Nisma Thurrje për inceneratorin e Fierit por mësohet se hetimi i SPAK do të shtrihet për të tre tenderat e inceneratorëve, pasi ngrihen dyshime se janë dhënë pa garë.
Inceneratorët në Tiranë, Elbasan dhe Fier kanë një vlerë 170 milion euro dhe kjo pritet të jetë një nga çështjet e nxehta që mund të përfshijë persona të njohur edhe nga politika.