Skuadrat shqiptare kanë mësuar rivalët në turin e dytë eliminator të Europa League, që do të luhet më 17 shtator. Ndonëse skuadrat e Shqipërisë do të luajnë në shtëpi (tek ndeshje), përballë kanë kundërshtarë tepër të fortë.
Kështu, Kukësi do të përballet me gjigantët e Bundesligës, wolfsburg. I vetmi fat për verilindorët është se ndeshja do të zhvillohet në “Air Albania”, stadium ku eliminuan Slavian e Sofias.
Po ashtu, edhe Teuta do të ketë përballë një kundërshtar të fortë, pasi Granada e La Liga-s konsiderohet superfavorite. Ndërsa disi më të lehtë do ta ketë Laçi, teksa do të ndeshet në shtëpi me izraelitët e Hapoel Ber Sheva.
Edhe dy ekipet shqiptare të Maqedonisë së Veriut mësuan rivalët në këtë tur. Renova pret Hajdukun e Splitit, ndërsa Shkëndija e Tetovës do të udhëtojë në Rumani për t’u ndeshur me Botosan.
EKIPET SHQIPTARE NË EUROPË
Renova – Hajduk Split
Teuta – Granada
Laçi – Hapoel Ber Sheva
Botosan – Shkëndija Tetovë
Kukësi – Wolfsburg
Sileks – Drita Gjilan